Shpërndaje
	 	 

FINCA është Institucion Financiar Amerikan, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, duke shërbyer mbi 1.7 milion klientë

FINCA ofron mundësi zhvillimi përmes:

PROGRAMIT TË PRAKTIKËS

Në të gjitha DEGËT E FINCA Kosovë dhe DEPARTAMENTET ne kuadër të Zyrës Qendrore

FINCA Kosovë mirëpret studentët e kualifikuar të aplikojnë për Programin e Praktikës, ku ata mund të fitojnë përvojë të vlefshme praktike në njërën nga 26 Degët tona apo Departamentet e Zyrës Qendrore. Qëllimi i këtij programi është që studentëve t’u jepet mundësi për të konsoliduar njohuritë e tyre teorike me përvojën praktike.

Programi i praktikës, ofrohet për periudhën 4 mujore (03 Janar 2019 – 30 Prill 2019).

Gjatë kësaj periudhe programi i praktikës ofron mundësi:

  • Për zhvillimin e njohurive duke kombinuar aspektin teorik me praktikën;
  • Përgatitje për tregun e punës, duke punuar me mentorë professional;
  • Mundësi e mirë e kyçjes në sistem financiar të Kosovës;
  • Mundësi edhe të ofrimit të punës pas përfundimit të suksesshëm të praktikës;
  • Praktika ofrohet pa pagesë.

Kriteret për aplikim:

  • Studentët të cilët kanë diplomuar ose janë afër diplomimit;
  • Kandidatët me aftësi shumë të mira të komunikimit;
  • Gadishmëri për të punuar me orar të plotë të punës;
  • Njohja e gjuhës Angleze është përparësi.

Procesi i përzgjedhjes:

  • Të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret e lartpërmendura do të ftohen për fazën e selektimit;
  • Praktikantët do të pajisen me çertifikatën përkatese te perfundimit me sukses të praktikës.

Aplikimi bëhet përmes aplikacionit online, të cilën mund ta gjeni në web faqen tonë: www.Kosovo.Finca.org si dhe përmes e-mail adresës: hr@fincakosovo.org.

Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen. Tel: 038/ 609 721, 609 722

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen

FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë

Afati i aplikimit është deri me 19.12.2018

 

TAGS: Finca KosovoPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Banka
Skadon 65 ditë
Orari Intern
Lokacioni
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US