Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK)
Ligjërues me angazhim për lëndët e programit çertifikues
Shpërndaje
	 	 

KONKURS PËR PUNË

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), shpall konkurs për plotësimin e pozitës:

Ligjërues me angazhim për lëndët e programit çertifikues

Detyrat dhe përgjegjësitë e Ligjëruesit

  • Ligjëron lëndët e programit çertifikues bazuar në materialet dhe plan‐programin e përcaktuar nga ShKÇAK;
  • Bashkëpunon dhe ndihmon kandidatët në arritjen e objektivave të lëndës përkatëse;
  • Merr pjesë në rishikimet periodike të materialeve të trajnimit dhe në rast nevoje edhe azhurnimi i tyre;
  • Përgatit materiale mësimore shtesë për kandidatët;
  • Bashkëpunon me Departamentin e Edukimit dhe Standardeve Profesionale drejt implementimit të kërkesave të Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve;

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi (preferohet të jetë anëtarë i SHKÇAK ose i ndonjë shoqate tjetër profesionale të njohur ndërkombëtarisht);
  • Përparësi kanë kandidatët të cilët janë së paku “Teknik të Kontabilitetit” të SHKÇAK ose kanë të përfunduar studimet master;
  • Eksperiencë në ligjërim ose gatishmëri për të ligjëruar;
  • Përvojë të punës praktike në kontabilitet, tatime dhe auditim;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndër njerëzore;
  • Njohja e gjuhës angleze është e preferuar;
  • Njohuri në kompjuter;
  • Kandidatët kërkohet të kenë vetiniciativë për zhvillim të mëtutjeshëm të plan‐ programit dhe zhvillim të procesit të çertifikimit;

Referencat janë të domosdoshme dhe duhet të dërgohen me CV.

Dorëzoni CV-në tuaj në E-mail adresën: info@scaak.org

Për pozitën: Ligjërues me angazhim (i jashtëm) për lëndët e programit çertifikues

CV‐të i pranojmë deri me 18 dhjetor 2018

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur

 

TAGS: SCAAKPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 578
Kategoria Kontabilitet
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
Shpallje të Ngjashme Të gjitha
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US