Ministria e Punëve të Brendshme
Inspektor për Kontroll dhe Monitorim të Shërbimeve Private të Sigurisë
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government
Ministria e Punëve të Brendshme / Ministarstvo Unutrasnjih Poslova / Ministry of Internal Affairs

Ministria e Punëve të Brendshme duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Nr. 03/L-149 dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës

Titulli i vendit të punës: Inspektor për Kontroll dhe Monitorim të Shërbimeve Private të Sigurisë

Departamenti për Siguri Publike

Koeficienti: 8

Marrëdhënia e punës: Në bazë të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Kosovës dhe akteve tjera normative të cila rregullojnë punësimin në SHCRK

Numri i referencës së vendit të punës: DSP- 5 /2018

Përgjegjësi mbikëqyrëse: Jo

Raporton te: Divizionit për Shërbimet Private të Sigurisë

Orari i punës: I plotë

Vendi: Prishtinë

Qëllimi i punës dhe rezultatet: Brenda fushës specifike të ekspertizës profesionale, kryen detyra profesionale dhe ofron shërbimet dhe produktet në nivel eksperti që kontribuojnë në përmbushjen e objektivave të njësisë organizative, pa mbikëqyrje të afërt në punë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

1. Harton planet e punës në pajtim me mbikqyrsin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të divizionit dhe jep rekomandime lidhur me realizimin dhe zbatimin e shërbimeve private të sigurisë;
2. Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën profesionale specifike si dhe ndihmon stafin tjetër të institucionit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
3. Bën inspektimin, monitorimin dhe rishikimin e aktiviteteve të kompanive private të sigurimit, punëtorëve të sigurimit si dhe atyre që ushtrojnë veprimtarin private të sigurisë, që sigurojnë zbatimin e ligjit dhe standardeve profesionale të Kosovës;
4. Mbikëqyrë dhe jep udhëzime, rekomandon shqiptimin e dënimeve me gjobë nëse është konstatuar ndonjë shkelje e ligjit dhe standardeve profesionale të Kosovës, Kompanive Private të Sigurisë, punëtorëve të sigurimit dhe atyre që ushtrojnë shërbimet private të sigurisë;
5. Inspekton, vlerëson dhe rekomandon certifikimin e pajisjeve dhe objekteve të kompanive private të sigurimit dhe institucioneve trajnuese për fushën e sigurisë private, inicon hetime nëse ka ndonjë kontradiktë ndaj ligjit dhe standardeve profesionale të Kosovës;
6. Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave dhe zhvillimin e punës në fushat e interesit të përbashkët;
7. Në bazë të konstatimit të gjendjes reale, dhe të gjeturave për shkeljen e ligjit dhe standardeve profesionale, rekomandon tek udhëheqësi i divizionit, pezullimin dhe heqjen e licencës kompanive private të sigurisë dhe punëtorëve të sigurimit;
8. Zbaton protokollet e hartuara nga divizioni, planifikon inspektimet, harton raporte të rregullta për aktivitete dhe të arriturat, verifikon, sistemon lëndët, organizon dhe vlerëson provimet, zhvillon procedurën e njohjes së certifikatave, plan programeve, dhe përgatitë lëndët për nënshkrim nga udhëheqësi i divizionit.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara (kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera që kërkohen për këtë vend të punës):
1. Diplomë universitare: Fakulteti Juridik, Fakulteti i Menaxhimit të Emergjencave apo ndonjë drejtim tjetër i përshtatshëm nga shkencat shoqërore;
2. Minimumi 3 vjet përvojë pune profesionale;
3. Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
4. Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
5. Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
6. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
7. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, PowerPoint, Access).

Mënyra e aplikimit:
Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MPB-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MPB-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit, në adresën www.mpb-rks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, ose nëpërmjet postës elektronike (ahmet.sh.gashi@rks-gov.net) dhe postës, në adresën: Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rr. Luan Haradinaj p. n (afër stadiumit) Prishtinë, çdo ditë punë nga ora 8:00 -16:00.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore duke filluar nga data 30.11.2018 deri me 14.12.2018.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me z. Ahmet Gashi, nr. tel. 038-200 19-548.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit për kualifikim, dëshmi mbi përvojën e punës dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkohen për vendin e punës.
Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim, në afat ligjor, nga personeli i Divizionit të Burimeve Njerëzore.
Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për shikim (konfirmim) të gjitha dokumentet origjinale. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.
“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional“.

 

TAGS: Ministria e Punëve të BrendshmePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 632
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US