Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Ministarstvo Trgovine i Industrije – Ministry of Trade and Industry

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/ L -149,
Rregullore Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës ,
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bën:

REKRUTIM

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Titulli i vendit të punës: Zyrtar për hulumtime dhe analiza të turizmit
Koeficienti / 7
Nr. i Referencës: MTI/ 14
Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 1
Vendi: Prishtinë Datë: 27.11.2018

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me menaxherin dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e shërbimeve dhe produkteve përkatëse;
• Kryen detyra të specializuara, sipas kërkesës, në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara, me mbikëqyrje dhe udhëzime të kohëpaskohshme;
• Hulumton dhe bën analiza të statistikave primare dhe sekondare për zhvillimin dhe promovimin e turizmit, me një shkallë të arsyeshme të pavarësisë, me mbikëqyrje dhe udhëzime të kohëpaskohshme; Bën hulumtime dhe analiza sipas kërkesës dhe kontribuon në hartimin e rekomandimeve për shqyrtim nga nivelet më të larta, si dhe krijon dhe organizon bazën e të dhënave për potencialet e turizmit;
• Merr pjesë në grupe punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë.
• Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave dhe zhvillimin e punës në fushat e interesit të përbashkët;
• Asiston ne organizimin takimeve informative, në funksion të forcimit të implementimit te legjislacionit në fuqi si dhe të sensibilizimit të partnerëve ne fushën e turizmit për aplikimin e standardeve ne këtë sektor;
• Raporton rregullisht te mbikëqyrësi rreth progresit në lidhje me planet e punës të miratuara;
• Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Kualifikimet për këtë vend të punës:

• Diplomë universitare: Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Turizmit ose Shkencat Shoqërore;
• Minimum 2 vite përvojë pune profesionale;
• Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
• Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
• Shkathtësi në komunikim planifikim të punës, koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
• Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
• Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit:

Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese .Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit:

11.12.2018

Paraqitja e kërkesave

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më:11.12.2018. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

“Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

Kërkesat e pakompletuara si dhe kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

TAGS: Ministria e Tregtise dhe IndustrisePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Të tjera
Skadon 3 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US