Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Ministarstvo Trgovine i Industrije – Ministry of Trade and
Industry

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/ L -149, Rregullore
Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe
Industrisë bën:

REKRUTIM

Institucioni: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme

Titulli i vendit të punës: Zyrtar i të hyrave financiare
Koeficienti / 7
Nr. i Referencës: MTI/ 13
Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 1
Vendi: Prishtinë Datë: 27.11.2018

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Përgatit forma standarde për të gjitha shërbimet me pagës që ofrohen nga institucioni dhe kujdeset që të hyrat të jenë në pajtim me legjislacionin në fuqi;
• Autorizon procedimin e të hyrave dhe përgatitjen e kërkesave për transferim të mjeteve përmes MF-së;
• Barazon llogaritë e të hyrave në thesar sipas kodeve ekonomike për të gjitha linjat buxhetore që krijojnë të hyra për çdo tremujor të vitit fiskal;
• Mban kontakte të rregullta me MF-në dhe bankat komerciale për raportet e të hyrave ditore dhe transferimet në BQK;
• Klasifikon e te hyrave sipas burimeve dhe njësive organizative ku krijohen te hyrat dhe regjistron pagesat në programin përkatës të thesarit në SIMFEK;
• Përgatit planifikimin e të hyrave në bashkëpunim me linjat buxhetore për vitin vijues;
• Krahason dhe verifikon çdo pagese me raportet e specifikuara dhe të regjistruara në Free- Balance SIMFK;
• Sigurohet për evidencën e rregullt të te gjitha raporteve të te hyrave te krijuara nga Agjencionet dhe Departamentet ne kuadër te MTI-se, analizon raportet dhe të dhënat e të hyrave të Agjencioneve/Departamenteve në kuadër të MTI-së;
• Raporton për të hyrat e arkëtueshme të MTI-së në baza tremujore të vitit fiskal;
• Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimet për këtë vend të punës:

• Diplomë universitare: Fakulteti Ekonomik;
• Minimum 2 vite përvojë pune profesionale.
• Njohuri të thellë në fushën e të hyrave të financave;
• Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
• Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
• Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
• Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit:

Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese .Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit:

11.12.2018

Paraqitja e kërkesave

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më:11.12.2018. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

“Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

Kërkesat e pakompletuara si dhe kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

TAGS: Ministria e Tregtise dhe IndustrisePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Financa
Skadon 3 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US