Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë/Ministarstvo za Inovacije i preduzetništvo/ Ministry of Innovation and Entrepreneurship

SHPALLJE E REKRUTIMIT

Departamenti për Inovacion – IN/160
Numri i Konkursit: APF0004480
Vendi i punës: Drejtor i Departamentit të Inovacionit
Koeficienti : 10.00
Kohëzgjatja e Emërimit: Pa afat të caktuar
Periudha provuese: 12 (dymbëdhjetë) muaj
Mbikëqyrësi: Sekretari i Përgjithshëm

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Udhëheqë dhe cakton objektivat e departamentit në përputhje me strategjinë dhe objektivat e institucionit dhe dizajnon planet vjetore të punës të detajuara për t’i përmbushur këto objektiva.
• Menaxhon stafin dhe buxhetin e departamentit dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore që janë relevante me funksionet e departamentit.
• Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë.
• Zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave dhe procedurave dhe ofrimin e shërbimeve rreth politikave/strategjive, legjislacionit dhe procedurave në fushën e Inovacionit.
• Zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave dhe procedurave dhe ofrimin e shërbimeve rreth politikave/strategjive, legjislacionit dhe procedurave në fushën e Teknologjisë.
• Drejton funksionimin dhe administrimin e sistemit për projektet me fokus në fushën e inovacionit dhe teknologjisë të të gjithë sektorëve.
• Drejton funksionimin dhe administrimin e sistemit të programeve (fondeve) për inovacion dhe teknologji dhe propozon politika për rregullimin e tregut të brendshëm për Inovacion dhe teknologji, përfshirë masat fiskale dhe jofiskale për zhvillimin e sektorëve në inovacione dhe teknologji.
• Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara.

Kualifikimi i nevojshëm :

• Diplomë universitare në : inxhinieri, ekonomi, juridik, administratë publike;
• Shtatë (7) vite përvojë pune profesionale dhe së paku 4 vite përvojë pune në pozitë drejtuese;
• Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e Inovacionit dhe Teknologjisë;
• Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktimit të objektivave dhe planifikim;
• Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
• Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
• Qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
• Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
• Njohuri të mira të gjuhës angleze, e dëshirueshme.

Procedura e konkurrimit

Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatë të jashtëm si dhe nëpunës civil ekzistues te cilët i plotësojnë kriteret e konkursit. Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në Ndërtesën e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë,rr Bajram Kelmendi K1-L1 edhe në Web faqen http://www.min-rks.net
Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm. Kërkesat dorëzohen në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë , Rruga Luan Haradinaj,(ndërtesa e Punëve të Jashtme, kati i tretë), Prishtinë ose me postë.

Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional ne organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Kohëzgjatja e kontratës sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese.
Për shkak te numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Afati i konkurrimit është prej datës 27/11/2018 deri me date 11/12/2018, deri në orën 16:00.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 00381 38 200 69 512

 

TAGS: Ministria e Inovacionit dhe NdermarresisePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Menaxhment
Skadon 3 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US