Albi Market
Arkëtar/e dhe Shitës/e në Market
Shpërndaje
	 	 

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

Albi Shopping me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës.

Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Albi Shopping kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:

Arkëtare në market

Vendi i punës: Prishtinë

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme,
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi, kuptimi i nevojave të klientit,
  • Aftësi të leximit, numërimit të saktë të parave të gatshme dhe cekave,
  • Aftësi për të menaxhuar punën nën presion,
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.

Shitës/e në market

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme,
  • Të ketë përvojë pune në shitje me pakicë,
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi, kuptimi i nevojave të klientit,
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme,
  • Të jetë energjike, aftësi të punës nën stres, me vetë iniciativë,
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: hr@albicenter.com.

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

TAGS: Albi MarketPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1880
Kategoria Shitje
Skadon 12 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US