Shpërndaje
	 	 

Ndërmarrja Kulinare shpk me seli në Prishtinë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Në kuadër te zgjerimit të aktiviteteve të saja, shpall konkurs për këto vende te lira pune:

Pozita: Shitës/e

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të prezentojë, promovojë dhe shesë produktet/shërbimet që ofron kompania tek klientët ekzistues dhe potencial
  • Të arrijë shitjet e synuara nën afatin e caktuar
  • Të raportojë tek menaxheri i shitjeve kërkesat dhe propozimet / ankesat e klientëve
  • Krijon dhe mirëmban kontakte profesionale me klient
  • Të propozojë mënyra për rritje të shitjeve në bazë të kërkesave të klientëve.
  • Përpilon oferta sipas kerkesave
  • Të komunikojë dhe bashkëpunojë me mbikqyrësitë dhe bashkëpunëtorët
  • Detyra tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi

Kualifikimet:

  • Përvojë në shitje së paku 1 vit në pozitë të ngjajshme
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe me shkrim
  • Të kuptojë praktikat e shërbimeve ndaj klientëve dhe principet e shitjes
  • Aftësi planifikuese dhe organizim të punës
  • I motivuar për arritje të shitjeve të synuara
  • Posedoj patent shoferin e kategorisë B
  • I gatshëm për pune ekipore
  • Aftësi të mira kompjuterike sidomos të programit Excel, e dëshiruar
  • Kualifikim universitar në fakultetin ekonomik, marketing apo fusha tjera relevante, e dëshiruar

Konkursi eshte i hapur 2 jave nga data e publikimit.

Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në së bashku me dokumentacionin përkrahës në email adresen zyrtare hr@kulinare.com deri në afatin e caktuar.

Vetëm kandidatët te cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara do të ftohen në intervistë.

 

TAGS: KulinarePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Shitje
Skadon 8 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US