MF systems
Mbikqyrës i projekteve, Teknik / instalues (6)
Shpërndaje
	 	 

MF SYSTEMS me seli ne Prishtinë, si kompani e specializuar për projektim, implementim, insalim dhe shitje të sistemeve elektronike të sigurisë, sistemeve të IT dhe Telekomunikimit, shpall:

KONKURS PËR VENDE PUNE

Pozitat e kërkuara janë:

  1. Mbikqyrës i projekteve
  2. Teknik / instalues (6)

Pozita 1.: Mbikqyrës i projekteve – kushtet dhe kualifikimet e nevojshme për aplikim:

Edukimi - Fakulteti i Elektroteknikës ose Fakulteti i shkencave kompjuterike

Kualifikimi - Diploma e fakultetit

Përvoja e punës - Përvojë pune në punët e instalimeve të sistemeve elektronike (sisteme te alarmeve, video vezhgimit, rrjetave pasive dhe aktive LAN/TEL, etj), përgatitje të projekteve, mbikqyrje të punëve të ngjashme.

Gjuhët - Gjuha angleze e domosdoshme

Puna me kompjuter: Njohja e aplikacioneve: Word, Excel, Cad aplikacionet, etj

Pozita 2: Teknik / Instalues – kushtet dhe kualifikimet e nevojshme për aplikim:

Edukimi - Shkolla e mesme

Kualifikimi - Diploma e shkollës së mesme

Përvoja: Përvoja në punë të instalimeve të sistemeve elektronike (sisteme te alarmeve, video vezhgimit, rrjetave pasive dhe saktive LAN/TEL, etj)

Përshkrimi i punëve: Punë në shtrirje të kabllove, kanaleve plastike, montim i modemëve të internetit dhe televizionit kabllovik, etj

Inkurajohen kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-të e tyre me email në: info@mf-systems.com në selinë e firmë, adresa: Rr. Tashlixhe 4, Naser Hajrizi nr. 16,  Prishtinë

Përveq CV-së, kandidatët duhet të sjellin edhe diplomat e shkollimit, kopjen e letërnjoftimit, referencat dhe kualifikimet tjera, si dhe detajet e kontaktit.

Inkurajohen kandidatët e rinj qe sapo kanë përfunduar studimet ose janë pranë diplomimit të sjellin CV-të e tyre në adresën e mësipërme ose në email: info@mf-systems.com

 

TAGS: MF SystemsPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1920
Kategoria Informatikë
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US