Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës
Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada - Government
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale - Ministarstvo za Rad i Socijalne Zaštite Ministry of Labour and Social Welfare

_______________________________________________________________________________
Mbështetur në nenin 13 dhe 18  të Ligjit Nr. 03/L - 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe në Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, shpall:

KONKURS

Titulli i punës: Zyrtar për Pensione
Numër i referencës: RN00003947
Vendi - Zyrat e Pensioneve në Ferizaj (1 vend pune), 
Kategoria funksionale: Niveli profesional 
Koeficienti: 6.5
Orari i punës: I plotë 40 orë në javë  
Akt Emërimi: Sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës
Procedura e aplikimit: I jashtëm
I përgjigjet: Udhëheqësit të Zyrës së Pensioneve

Qëllimi i vendit të punës: Zbatimi i të gjitha procedurave administrative të bazuara në dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me skemat pensionale

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Ofron informata dhe ndihmë për palët.
  2. Pranon dhe protokolon kërkesat dhe ankesat për të gjitha skemat pensionale.
  3. Bënë regjistrimin e kërkesave të pranuara për pensione nga të gjitha skemat pensionale në bazën e të dhënave të sistemit integrues informativ.
  4. Kryen të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me lajmërimin, suspendimin, riaktivizimin dhe riaplikimin e pensionistëve.
  5. Bënë sistemimin dhe arkivimin e dokumentacionit në hapësirat përkatëse.
  6. Bënë shpërndarjen e vendimeve për të gjitha skemat pensionale.
  7. Përgadit të gjitha raportet e nevojshme nga fushëveprimi i zyrtarit të pensioneve.
  8. Kryen punë të tjera adiministrative të ngarkuara nga mbikëqyrësi i tij (udhëheqësi i zyrës së pensioneve).

Kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë tjera :

  • Diplomë universitare në Drejtësi, Ekonomi dhe Shkenca Sociale pa përvoj pune  ose  Shkollë e lartë me dy(2) vjetë përvojë pune në fushën administrative dhe teknike ;     
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);    
  • Aftësi për punë nën presion dhe si pjesë e ekipit;     
  • Gatishmëri për të i’u shërbyer të gjitha komunitetve pa dallim.

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor dhe në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ), nga data 01.11.2018 deri më 15.11.2018 .
Formularët për aplikim merren në divizionin për burime njerzore/MPMS  dhe të plotësuara dorëzohen, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00, adresa: Rruga ”Edit Durham” Nr. 46-Prishtinë, afër sheshit“Zahir Pajaziti”ndërtesa e MPMS-së. Aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb-faqe http://mpms-gov.net/  Aplikacionet e dërguara me postë te cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën ditën e fundit të afatit për aplikim do të konsiderohen të vlefshme nëse arrijnë brenda 4 (katër) ditësh. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të  nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.
Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.
Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e personelit..
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femrore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

 

TAGS: Ministria e Punes dhe Mireqenies SocialeFerizajKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Administratë
Skadon 1 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US