Banka Qendrore e Kosovës
Zyrtar për mbështetje të operimit të sistemeve të pagesave
Shpërndaje
	 	 

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË TË PUNËS
Pozita: Zyrtar për mbështetje të operimit të sistemeve të pagesave
Departamenti: i Sistemit të Pagesave
Divizioni: i Operimit të Sistemeve
Grada: 6
Raporton tek: Udhëheqës i Divizionit të Operimit të Sistemeve

Përshkrim i detyrave dhe përgjegjësive:
• Kryen detyrat e parapara në kuadër të procedurave ditore të punës me sistemet e pagesave;
• Angazhohet në realizimin e detyrave të parapara për mbështetje të përdoruesve të sistemeve;
• Bashkëpunon dhe koordinon me Departamentin e Teknologjisë Informative brenda BQK-së dhe me kompanitë për mirëmbajtjen e sistemeve, në raste të adresimit të problemeve të natyrës teknike /operacionale apo sistemore;
• Bashkëpunon me kompanitë kontraktuese për mirëmbajtjen e sistemeve, në raste të ngritjes (zhvillimeve shtesë) së funksioneve shtesë dhe testimeve të sistemeve ekzistuese;
• Ofron trajnime për pjesëmarrësit e rinj dhe ndihmon në përgatitjen teknike për këta pjesëmarrës;
• Angazhohet në realizimin e detyrave për punë operuese në Departamentin e Sistemeve të Pagesave ( DSP) për rastet e jashtëzakonshme dhe ofron zgjidhje teknike;
• Angazhohet në përgatitjen e dokumenteve; (rregullore, manualë të përdorimit, udhëzime teknike, procedura, etj) për sistemet e DSP-së;
• Është i njoftuar me funksionet e sistemeve të DSP-së dhe të angazhohet në realizimin e detyrave dhe punëve që kërkohen lidhur me funksionimin e rregullt të tyre;
• Komunikon dhe koordinon aktivitetet me departamentet dhe divizionet tjera të BQK-së lidhur me kërkesat dhe nevojat që rrjedhin për mbarëvajtjen e operacioneve me sistemet e DSP-së;
• Komunikon dhe ofron konsultat sipas nevojës për pjesëmarrësit e sistemit të pagesave, si dhe për palët e treta;
• Mbështetë Udhëheqësin e Divizionit/Drejtorin në komunikimin dhe takimet me palët e jashtme (institucionet financiare, operatorët) dhe palët e brendshme (departamentet/divizionet në BQK);
• Monitoron dhe ofron zgjidhje për të gjitha funksionet teknike që lidhen me sistemet e DSP-së, si dhe shërbimeve të ndryshme, veglave ndërlidhëse me sisteme tjera, mesazhet e komunikimit, etj.
• Angazhohet në përcjelljen e zhvillimeve të reja në fushën e shërbimeve të pagesave në BE e më gjerë, në standardet e mesazheve financiare, si dhe në analizimin dhe propozime për avancimin e funksioneve të sistemeve të pagesave;
• Shërben si zyrtar ndërlidhës me departamentin e TI-së gjatë zhvillimit të sistemeve informatike të cilat kanë fokus departamentin e sistemit të pagesave;
• Rregullon problemet e ndryshme teknike në kuadër të sistemeve dhe bazave të të dhënave, aplikacioneve dhe veglave të tjera të cilat raportohen nga përdoruesit;

Njohuritë e kërkuara:
• Njohuri të avancuara mbi sistemet e pagesave dhe të mesazheve financiare;
• Njohuri të avancuara në mirëmbajtjen e aplikacioneve kompjuterike të pagesave;
• Njohuri mbi menaxhimin e rreziqeve operacionale;
• Shkathtësi në nxjerrjen e të dhënave statistikore nga sistemet, sipas nevojave dhe natyrës së punës;
• Njohuri të mirë të menaxhimit të drejtave të shfrytëzuesve në aplikacionet bankare; dhe
• Njohuri në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e aplikacioneve kompjuterike nga sulmet dhe dëmtimet e mundshme kibernetike.

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:
• Diplomë universitare në fushën e IT-së, inxhinierisë, ekonomisë (në drejtimet menaxhment dhe informatikë apo banka dhe financa);
• Përvojë me aplikacione kompjuterike në fushën e pagesave dhe/apo sistemeve financiare;
• Përvojë prej së paku 3 vjet në administrimin dhe mbështetjen teknike të sistemeve të pagesave;
• Njohuri të avancuara të gjuhës angleze.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
• Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
• Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
• Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust apo ATK;
• Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
• Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;

Procedura e aplikimit:
• Afati i fundit për aplikim është 20 Nëntor 2018.
• Aplikimi mund të bëhet on-line (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare tëBQK-së ose përmes arkivit të BQK-së, nr:22. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
• Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare www.bqk-kos.org
Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Shikime 427
Kategoria Banka
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US