Banka Qendrore e Kosovës
Mbikëqyrës Bankar
Shpërndaje
	 	 

SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

Pozita: Mbikëqyrës Bankar
Departamenti: Departamenti i Mbikëqyrjes Bankare
Divizioni: i Mbikëqyrjes në Vend
Niveli i gradës: 6
Raporton tek: Udhëheqës i Divizionit të Mbikëqyrjes në Vend

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Përgjegjës për ekzaminimin në vend të bankave, institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare;
• Ndihmon mbikëqyrësin përgjegjës në planifikimin e ekzaminimeve në vend të bankave, institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare në shqyrtimin e raporteve dhe vlerësimeve nga Divizioni i Raportimit dhe Analizave, përcaktimin e fushëveprimit, planifikimin e resurseve dhe kohës së ekzaminimeve në vend;
• Kryen ekzaminimet e fokusuara në vend për të adresuar fushat specifike;
• Kryen aktivitetet pas ekzaminimit duke përfshirë: përgatitjen e raporteve të ekzaminimit, kualifikimet dhe notimin për fushat e përgjegjësisë, si dhe propozimin e masave detyruese të nevojshme ndaj bankave, institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare;
• Siguron mirëmbajtjen e letrave të punës së ekzaminimit;
• Ndihmon mbikëqyrësin përgjegjës në përpilimin e masave detyruese ndaj bankave, institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare;
• Ndihmon mbikëqyrësin përgjegjës në përcjelljen e përmbushjes së rekomandimeve, kërkesave nga ekzaminimi dhe masave detyruese ndaj bankave, institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare;
• Ndihmon mbikëqyrësin përgjegjës, udhëheqësin e divizionit të mbikëqyrjes në vend në udhëheqjen e ekipit të ekzaminimit;
• Me rekomandimin e udhëheqësit te divizionit dhe drejtorit të mbikëqyrjes bankare mund të caktohet si mbikëqyrës përgjegjës për bankë, institucion mikrofinanciar dhe institucion financiar jobankar;
• Ndihmon mbikëqyrësin përgjegjës, udhëheqësin e divizionit të mbikëqyrjes në vend të bankave, institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare në takimet me palët tjera;
• Detyra tjera të caktuara periodikisht nga mbikëqyrësi.

Kriteret e kërkuara:

• Të ketë të kryer fakultetin ekonomik ose të ngjashme;
• Të ketë minimum përvojë pune në organ rregullativ financiar, bankë qendrore apo në sektorin financiar, së paku tri (3) vite;
• Njohuri të mira teknike, të nevojshme për analiza dhe të kuptuarit e funksionit të auditimit dhe kontrolleve të brendshme;
• Njohuri të standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar;
• Të ketë njohuri të mira rreth operacioneve të institucioneve financiare, të nevojshme për vlerësimin e përshtatshmërisë së politikave, procedurave dhe sistemeve operative të tyre;
• Njohuri të mira për kuadrin ligjor, rregulloret dhe standardet aplikative të zbatueshme ndaj institucioneve financiare për të vlerësuar përshtatshmërinë e tyre;
• Njohuri të vlerësimit dhe përdorimit të aplikacioneve të nevojshme kompjuterike;
• Përpikëri në respektimin e afateve për punët dhe angazhimet e caktuara nga mbikëqyrësi;
• Aftësi të mira për vlerësime dhe vendimmarrje nën mbikëqyrje minimale nga
• mbikëqyrësit;
• Demonstroj aftësi të mira të komunikimit gojor, komunikimit me shkrim, të dëgjimit dhe prezantimit tek mbikëqyrësit, mbikëqyrësit dhe palët tjera;
• Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në ekip; aftësi në menaxhimin e kohës lidhur me kompletimin dhe cilësinë e detyrave të punës; aftësi për të punuar në mënyrë efektive me mbikëqyrësin dhe ekipin; aftësi të punuarit, diskutimit dhe bindjes me palët e jashtme;

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
• Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
• Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
• Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust apo ATK;
• Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
• Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;

Procedura e aplikimit:
• Afati i fundit për aplikim është 20 Nëntor 2018.
• Aplikimi mund të bëhet on-line (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së, nr:22. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
• Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare www.bqk-kos.org
Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

 

TAGS: Banka Qendrore e KosovesPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 520
Kategoria Banka
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US