Teleperformance
Agjent i thirrjeve në Gjuhën Holandeze (Dutch)
Shpërndaje
	 	 

A flisni holandisht?

Nxitoni për këtë mundësi sepse vendet janë të limituara!

 “Teleperformance” është kompania lidere në botë që ofron shërbime për klientë me renome botërore.

Nëse e njihni Gjuhën Holandeze dhe keni dëshirë të punoni për Teleperformancen në Prishtinë, tani keni rastin të punoni si Agjent i thirrjeve në Gjuhen Holandeze (Dutch). Ju duhet të nxitoni të kapni këtë mundësi pasi që numri i vendeve të lira është i limituar.

 Çfarë ofrojmë ne?

  • Pagë të lartë fikse dhe skemë të bonuseve;
  • Kontratë të rregullt të punës;
  • 20 ditë pushim me pagesë në vit;
  • Mundësi të mira për ngritje në pozitë;

 Përgjegjësitë:

  • Inbound: Shqyrtimi i gabimeve dhe gjetja e zgjidhjes adekuate brenda afatit kohor;
  • Identifikon nevojën e klientit për produkte shtesë dhe ia ofron klientit në mënyrë të këndshme.
  • Ndihmon klientët në telefon, nëpërmjet e-mail adresës dhe chat-it në gjuhën holandeze;
  • Përditëson informacionet në sistem;
  • Bën zbatimin e dokumentacionit;

 Profili yt i deshiruar:

  • Komunikon rrjedhshëm në gjuhën holandeze, në të folur dhe shkruar
  • Ke dëshirë të komunikosh në telefon, je miqësor, bashkëndjen dhe je i/e orientuar kah klienti.
  • Je i/e organizuar, dëshiron angazhim dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.
  • Ke përvojë në komunikim me klientë përmes telefonit; preferohet në fushën e rikthimit të klientëve.
  • Ke njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.

A e kemi nxitur interesimin tënd tani?

Ne i gëzohemi aplikimit tuaj përmes sistemit tonë online për aplikim.

Kompania vendore e burimeve njerëzore “HumanPower” është partner ekskluziv që do ta menaxhojë procesin e rekrutimit për “Teleperformance”.

Per çfarëdo pyetje ju lutem mos  hezitoni të na kontaktoni nga ora 09.00 – 16.00, (e Hënë – e Premtë), në numrin e telefonit: +381 38 52 00 00.

 

TAGS: TeleperformancePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 363
Kategoria Telekomunikim
Skadon 19 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US