Shpërndaje
	 	 

THIRRJE PUBLIKE PËR DY ANËTARË TË KOMISIONIT VLERËSUES PËR PROJEKTE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANSUAR NË KOSOVË 

  1. Hyrje

Ministria e zhvillimit Rajonal ka hapur thirrjen publike për project propozimet e organizatave të Shoqërisë civile që kanë për qëllim avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar. Ministria e Zhvillimit  Rajonal (MZHR) u bënë thirrje të gjitha organizatave të shoqërisë civile të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e zhvillimit të aktiviteteve që kanë të bëjnë me zhvillimin socio – ekonomik rajonal të balancuar, që të aplikojnë me projekte për mbështetje financiare me qëllim të përmbushjes së objektivave të mandatit të MZHR-së.

  1. Thirrje për dy anëtarë

Në kuadër të thirrjes për projekt-propozime, sipas Nenit 8 (3.2) të Rregullores MF – nr. 04/2017 mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, MZHR hap këtë thirrje publike për zgjedhjen e dy përfaqësuesve nga grupi i ekspertëve të jashtëm, njëri nga të cilët duhet të jetë përfaqësues i OJQ-ve.

  1. Detyrat e Komisionit Vlerësues

Detyrat e Komisionit Vlerësues janë të përcaktuara me rregullore. Komisioni Vlerësues ka këto detyra dhe përgjegjësi:

  • të vlerësojë aplikacionet nga aspekti procedural sipas rregullores;
  • të vendos nëse aplikantët i plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të parapara me rregullore për t’u kualifikuar për mbështetje financiare publike;
  • të shqyrtojë dhe vlerësojë aplikacionet/propozimet e aplikantëve të kualifikuara për mbështetje financiare nga aspekti përmbajtjësor;
  • të sigurojë që projektet/programet e përzgjedhura për mbështetje financiare i plotësojnë të gjitha kriteret e thirrjes publike, dhe kontribuojnë arritjes së prioriteteve dhe objektivat e thirrjes;
  • të kërkoj dokumentacion shtesë të nevojshëm nga aplikuesit pas publikimit të listës paraprake të përfituesve dhe para nënshkrimit të kontratës;
  • të përzgjedh përfituesit e mbështetjes financiare sipas thirrjes publike.

Pjesëmarrja në Komisionin Vlerësues bëhet në baza vullnetare. Nuk ka kompenzim financiar për anëtarët e Komisionit Vlerësues.

  1. Kualifikimet

Për të qenë anëtarë të Komisionit Vlerësues, aplikantët duhet të përmbushin këto kualifikime:

  • Të kenë përfunduar suksesshëm studimet universitare në fushën e shkencave shoqërore, juridik, apo ekonomisë dhe biznesit;
  • Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune, përfshirë përvojë relevante në fushën e qeverisjes lokale;
  • Të ketë përvojë në vlerësimin e programeve/projekteve, skemave të granteve ndërkombëtare apo publike;
  • Të ketë përvojë apo përvojë në një apo më shumë fusha prioritare që mbulon thirrja përfshirë punë me të rinjë, promovimin e platformave online apo zhvillimit të ekonomisë apo biznesit;
  • Të kenë fleksibilitet kohor për të marrë pjesë në mbledhjet e Komisionit Vlerësues sipas kërkesave të MZHR-së gjatë muajve Shtator/tetor 2018.

Rregulla të përgjithshme për përmbushjen e kualifikimeve: Anëtarët e komisionit vlerësues nuk mund të jenë të emëruarit politik. Secili nga anëtarët e Komisionit Vlerësues nënshkruan deklaratën mbi paanshmërinë dhe konfidencialitin në vendimmarrje. Anëtarët e emëruar të Komisionit Vlerësues duhet paraprakisht të sigurohen që pjesëmarrja e tyre në këto komision është në përputhje me legjislacionin për parandalimin e konfliktit të interesit, duke nënshkruar një deklaratë me të cilën deklarojnë se nuk ekziston konflikt interesi. Në rast të ekzistimit të konfliktit të interesit, anëtarët duhet të kërkojnë nga udhëheqësi zëvendësimin e tyre.

  1. Dorëzimi i aplikacioneve

Ju lutem të dorëzoni CV apo resumen tuaj jo më vonë se 09 Nëntor 2018 në e-mailin kreshnik.uka@rks-gov.net.

 

TAGS: Ministria e FinancavePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Të tjera
Skadon 7 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US