Shpërndaje
	 	 

Zyra e Personelit

Nr. 01-111/01-30181                                                                                                  Datë: 02.11.2018

Gjakovë

Në bazë të nenit 11 dhe 18 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

S H P A L L J E E R E K R U T I M I T

Departamenti:                                         Drejtoria për Punë të Përgjithshme Administrative

Titulli i vendit të punës:                         Zyrtar për Gjendje Civile 1 (Novosellë)

Niveli i pagesës:                                      sipas koeficientit 5.0

Numri i ekzekutuesve:                            1 (një)

Numri i referencës:                                 RN00003946

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me udhëheqësin për zbatimin e objektivave ne realizmin e shërbimeve ndaj qytetareve ne fushën e gjendjes civile;
  2. Shqyrton kërkesat e palëve dhe përgatit aktvendime për korrigjimin e gabimeve të cilat kanë ndodhur me rastin e regjistrimit në librat amzë, aktvendime lidhur me ndërrimin e emrit, të mbiemrit dhe regjistrime të mëvonshme në librat amzë të lindurve;
  3. Bënë regjistrimin e ngjarjeve të gjendjes civile në librat amë përkatës;
  4. Merr pjesë në grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet;
  5. Ofron këshilla në fushën e ekspertizës së kërkuara brenda institucionit;
  6. Raporton rregullisht te Udhëheqësi për detyrat e kryera sipas planit;
  7. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë për punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e detyrave të punës.

Procedura e konkurimit: e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit civilë ekzistues.

Shkollimi i kërkuar: Diplome universitare në ekonomi, juridik ose administratë publike;

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • Diplomë universitare pa përvojë ose shkollë të lartë me 2 vite përvojë profesionale;
  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit universitar;
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
  • Aftësia për të organizuar punën e vet dhe për te koordinuar stafin e nivelit administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësim të informacionit;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Procesi i rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës është i paraparë me Ligjin Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, dhe Rregulloren nr. 21/2012 për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civilë.

Kohëzgjatja e emërimit: në kohë të pacaktuar.

Puna provuese: 12 muaj.

Afati i konkursit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjete (15) ditë kalendarike nga data e publikimit (nga 02.11.2018 deri 16.11.2018).

Dokumentet e kërkuara: 

Diploma mbi kualifikimin e noterizuar, Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (kopje); Certifikata qё nuk jeni nёn hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje).

Dokumentet e pranuara nuk kthehen.

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhes në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë, Zyra Personelit, Kati III

“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet ne nenin 11. paragrafin 3 të Ligjit nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

TAGS: Komuna e Gjakoves, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Administratë
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Gjakovë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US