Ministria e Financave
Analist i lartë i politikave fiskale, Asistent Administrativ
Shpërndaje
	 	 

Ministria e Financave

Ministria e  Financave, mbështetur në Ligjin nr. 03/L-149, Për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës, dhe Rregullores nr. 02/2010, “Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, me qëllim të realizimit të procedurave të rekrutimit për pozitat Analist i lart i politikave fiskale dhe Asistent administrativ,  Shpallë këtë:

KONKURS

  1. Departamenti i politikave fiskale dhe tregjeve financiare

 Titulli i pozitës:  Analist i lartë i politikave fiskale  (1 pozitë)

 Numri i referencës : 20/2018/ DPETF-MF

 Grada e vendit punës: Niveli profesional

 Koeficienti:  8

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me menaxherin dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e shërbimeve dhe produkteve përkatëse;
  •  Kryen detyra të specializuara, sipas kërkesës, në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet , rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
  • Kryen detyrat në fushën profesionale specifike me një shkallë të arsyeshme të pavarësisë, me mbikëqyrje dhe udhëzime të kohëpaskohshme;
  • Bën hulumtime dhe analiza  sipas kërkesës dhe kontribuon në hartimin e rekomandimeve për shqyrtim nga nivelet më të larta si dhe Hartimi i  politika fiskale në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit, qëndrueshmërisë buxhetore dhe të rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve;
  • Merr pjesë në grupe punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë duke përgatitë legjislacionin tatimor, doganor si dhe ligjet që trajtojnë procedurat tatimore, përkujdeset për aspektin ligjor dhe rregullativ të politikave të aprovuara  dhe përgatit bazën ligjore që përcjell ndryshimet në fushën e politikave fiskale ;
  • Hulumton përvojat dhe politikat e vendeve të tjera, përfshirë këtu vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve në regjion, në mënyrë  që Kosova të jetë sa më afër politikave dhe legjislacionit fiskal të këtyre vendeve;
  •  Raporton rregullisht te mbikëqyrësi rreth progresit në lidhje me planet e punës të miratuara duke vlerësuar humbjet e mundshme buxhetore të Qeverisë, si rezultat i propozimeve të  përjashtimeve tatimore, uljes së normave tatimore dhe propozimeve tjera që vijnë nga Qeveria;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe, përgatitë skenarët alternativ për gjetje të burimeve shtesë të hyrave buxhetore përmes ndryshimit të politikave fiskale;
  • Bashkëpunon me ministritë e linjës për të siguruar që strategjitë shpenzuese (në kuadër të KASH-it) të reflektojnë politikat sektoriale, makroekonomike dhe prioritetet e qeverisë;
  •  Vlerëson programe, ndarje buxhetore, dhe politika tjera shpenzuese përfshirë analizat e ndarjeve alternative të buxhetit;
  • Si dhe punë të tjera që kërkohen nga Udhëheqësi i Divizionit.

 

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale të politikave fiskale  analizave fiskale, të fituara përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi  hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Microsoft Office dhe Internet);
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  • Diplomë universitare- Fakultetit ekonomik;
  • Minimum 3 vite përvojë pune profesionale.

 

  1. Departamenti i Buxhetit

Titulli i pozitës:  Asistent Administrativ (1 pozitë)

 Numri i referencës : 21/2018/ DB-MF

 Grada e vendit punës: Niveli teknik administrativ

 Koeficienti:  6

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Ndihmon stafin profesional dhe drejtues në një numër të detyrave të rëndësishme dhe të shkathëta teknike/administrative (shpesh pa mbikëqyrje); kryen të gjitha punët në kohë dhe në mënyrë të saktë;
  • Merr përgjegjësi specifike, pa mbikëqyrje, për zbatimin e një numri të procedurave dhe udhëzimeve administrative përmes vet-iniciativës kur kërkohet; përfshirë trajtimin e rregullt në mënyrë të pavarur të çështjeve të paparapara me udhëzime por të ndërlidhura me nevojat e institucionit;
  • Mban regjistër të saktë dhe të plotë të aktiviteteve, dosjeve, punimeve, dokumenteve zyrtare, etj., përfshirë   përgatitjen e raporteve dhe analizave statistikore;
  • Mund të kërkohet të mbikëqyrë stafin më të ri dhe koordinon/konsolidon dhe verifikon punën e tyre;
  • Mban kontakte të rregullta me punonjësit në të gjitha nivelet e institucionit, stafin e institucioneve tjera dhe publikun, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave;
  • Ndihmon në adresimin e pyetjeve nga menaxherët dhe stafi në lidhje me procedurat teknike ose administrative të cilat mund të jenë mjaft të komplikuara;
  • Kryen detyra tjera në  përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale  të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

 

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave  të punës;
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);
  • Arsimim i mesëm, Shkolla e mesme ekonomike, shkolla e mesme juridike dhe shkolla e mesme për administrate publike, si dhe trajnime përkatëse;
  • S’ paku katër (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.

 

INFORMATË E PËRGJITHSHME  PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Ministria e Financave  ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  në organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, Dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), letërnjoftimin, Dëshminë e përvojës së punës dhe dy referenca.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen: https://mf.rks-gov.net/

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i XII, zyra nr. 1207. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese  1 vjeçare.

Afati i konkurrimit është prej datës  03/11/ 2018 deri me datë  17/11/ 2018, deri në orën 16:00.

Konkursi  është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.

Për informata shtesë,  ju lutemi telefononi në numrat: 038/200/34/196; 038 200 34 155.

 

TAGS: Ministria e FinancavePrizrenKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 578
Kategoria Administratë
Skadon 1 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US