EPPC Kosova
Përfaqësues të Shitjes për Kosovë
Shpërndaje
	 	 

Eppc Kosovo kërkon një Përfaqësues të Shitjes për Kosovë në prodhimin e materialeve të ndërtimit, për klientin e saj, e cili është kompani ndërkombëtare, udhëheqëse në botë.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përgjegjës i shitjes dhe zhvillimit të aktiviteteve të biznesit në Kosovë;
  • Monitoron tregun, nevojat e klientëve dhe ofertat e konkurrentëve;
  • Bën propozime për modifikimin e politikave të çmimeve dhe politikave të biznesit nëse është e nevojshme për të arritur qëllimet strategjike;
  • Bashkëpunon në projektet e Marketingut të kompanisë (panaire, promovime, etj.);
  • Planifikon, përgatit dhe realizon evente promovuese;
  • Vlerëson tregun dhe raporton në lidhje me zhvillimet dhe ndryshimet e tij;
  • Raporton në mënyrë periodike tek drejtuesi i shitjeve.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare; (e preferueshme në Ekonomi, Inxhinieri ose të ngjashme);
  • Përvojë të mëparshme pune së paku pesë (5) vite në shitje;
  • Aftësi të shkëlqyera negociuese, komunikimi dhe të shitjes;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe të ofroj zgjidhje të shpejtë dhe me cilësi për klientët;
  • Të posedojë leje drejtimi dhe të ketë disponibilitet për të udhëtuar;
  • Të jetë person energjik, i motivuar, miqësor dhe i/e aftë të punojë me saktësi nën presion.
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze.

Të dhënat:

Pozicioni:                   Sales Representative / Përfaqësues i Shitjes për Kosovë;

Vendndodhja:          Prishtinë;

Kontrata:                   Sipas Ligjit të Punës;

Paga:                           Shumë konkurruese;

Aplikimet mbyllen: 12.11.2018

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin ‘Përfaqësues i Shitjes për Kosovë’ në adresën e e-mail-it:

kosovo@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

 

TAGS: EPPC KosovaPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 774
Kategoria Shitje
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US