Shpërndaje
	 	 

MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

Duke u bazuar në Ligjin me Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Neni 11 paragrafi 1 dhe 2 dhe Rregulloren Nr.02/2010 për Procedurat  e Rekrutimit në Shërbimin Civil, me datë  27.10.2018  bën:

SHPALLJEN E REKRUTIMIT

Për plotësimin e vendit  të lirë të punës  

Titulli i Vendit te Punës:                           Cicëron (Kodi ST/400)

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës

Koeficienti:                                                   6.00

Kohëzgjatja e emërimit:                            Nëpunësi i karrierës (përhershëm) – periudha provuese: dymbëdhjetë (12) muaj

Nr.Referencës së vendit të punës:           MMPH – 23/2018

Përgjegjësitë mbikëqyrëse:                       Jo

Departamenti:                                              Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës / Drejtorati për Monumente Natyrore më Rëndësi të Veçantë

Raporton tek:                                               Udhëheqësi i Sektorit për Monumentin e Natyrës me Rëndësi të Veçante (MNRV) “Shpella e Gadimes”

Orari i punës:                                               I plotë

Vendi:                                                            Gadime – Lipjan

Qëllimi i vendit të punës:

Përcjellja e grupeve të vizitorëve nëpër Shpellën e Gadimës, shpjegimi i historikut dhe përbërjes gjeologjike të shpellës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Njofton vizitorët për vlerat natyrore (gjeologjike, hidrologjike, gjeomorfologjike etj) për Monumentin e Natyrës me Rëndësi te Veçantë “Shpella e Gadimes”, duke zbatuar detyrat nga programi i punës së IKMN-së dhe AMMK-së;
  2. Respektimi dhe zbatimi i Ligjit për Mbrojtjes e Natyrës dhe Direktivat e IUCN-së, të UE-së dhe Konventave Ndërkombëtare nga lëmi i mbrojtjes së natyrës dhe shpellave;
  3. Pjesëmarrja në përpilimin dhe zbatimin e programeve afatgjata dhe afatmesme nga fusha e shpellave (speleologjisë);
  4. Kujdesët që gjithë vizitorët të kanë bileta;
  5. Shoqëron dhe i njofton vizitorët për Monumentin e Natyrës me Rëndësi te Veçantë “Shpella e Gadimes”;
  6. Krijon kushte dhe siguri për vizitorët në Monumentin e Natyrës me Rëndësi te Veçantë “Shpella e Gadimes”;
  7. Bashkëpunimi me institucionet gjegjëse të Kosovës (Ministrit, Komunat, UP. OJQ.), dhe institucionet ndërkombëtare në lëmin e mbrojtjes së shpellave (IUCN, UNESCO, ProGEO) ;
  8. Bënë edhe punë tjera sipas nevojës.

Kualifikimi i kërkuar

  • Diplomë Universiteti nga Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Fakulteti i Historisë, Fakulteti i Gjeologjisë, Fakulteti i Gjeografisë, Fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Fakulteti i Edukimit dega Histori –Edukatë qytetare.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen

  • Njohuri të thella dhe të specializuara, të fituara përmes shkollimit universitar në fushën përkatëse, dhe së paku dy (2) vite përvojë pune.
  • Aftësi për të bërë hulumtime për të përgatitur përmbledhje dhe analiza të informacionit dhe të identifikojë opsionet relevante për përkrahjen e vendimeve dhe rekomandimeve të nivelit më të lartë në kuadër të njësisë organizative.
  • Aftësi për të punuar dhe komunikuar me autoritete brenda dhe jashtë institucionit të nivelit të njëjtë për shkëmbimin e informatave dhe zhvillimin e punës në fushat me interes të përbashkët, dhe ofrimin e këshillave në çështjet e caktuara.
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Outlook);
  • Njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë) është e domosdoshme përderisa njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:  Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin e lartë dhe kanë aftësi profesionale për kryerjen e detyrave. Pranimi në Shërbimin Civil të Kosovës mund të kryhet deri në një (1) vit para moshës së pensionimit.

Procedurat e Konkurimit: Procedura e konkurimit është e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe nëpunës civil ekzistues.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në web faqen e MMPH-së dhe shtypin ditor. Data e mbylljes së konkursit me 10.11.2018.

Paraqitja e kërkesave: Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e MMPH-së, ose mund të tërhiqen nga web faqja e MMPH-së në adresën http://mmph.rks-gov.net/ dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: Ndërtesa e ish Rilindjes Kati 16 Nr.Zyres 1617 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 8:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/200 32 555.

Aplikacionit duhet t’i bashkangjiten: Kopja e leternjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit,  përvojës së punës, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femrore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen në afat ligjor nga personeli i Divizionit të Burimeve Njerëzore. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për konfirmim të gjitha dokumentet origjinale. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes, nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

 

TAGS: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit HapesinorPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Të tjera
Skadon 6 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Lipjan
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US