Shpërndaje
	 	 

KONKURS PËR ZHVILLUES SOFTUERIK

Melita & Partners është kompani kosovare me seli në Prishtinë, e cila është duke i zgjeruar aktivitetet e saj në Shqipëri dhe Maqedoni dhe e cila ofron shërbime konsulente në zhvillimin e sistemeve financiare të bazuara në sistemin QuickBooks® dhe produkteve tjera të zhvilluara nga ne. Ne jemi të njohur për ofrim të shërbimeve me vlerë të madhe për klientin, shërbim të përgjegjshëm dhe me reputacion të fuqishëm. Me zgjidhjet që ofrojmë përmes softuerit, optimizimit të proceseve të punës, trajnimeve dhe përkrahjes së vazhdueshme, klientat tanë ndihen të sigurtë në vendimarrjen e tyre me informacione të sakta dhe në kohë reale. Kjo u mundëson atyre që të fokusohen në rritjen dhe menaxhimin e një biznesi të sukseshëm.

Melita&Partners është në kërkim të dy zhvilluesve softuerik të cilët janë të interesuar të punojnë në një ambient dinamik të punës, të ofrojnë zgjidhje kreative dhe janë të gatshëm të rriten me kompaninë tonë.

Kërkesat

  • Përvojë 1+ vite në zhvillimin e aplikacioneve Web, mobile dhe aplikacione biznesi;
  • Përvoje pune në JAVA  apo C# apo OOP tjera, API, Web services, ODBC,SDK;
  • Përvojë pune në databaza relacionale;
  • Diplomë në shkenca kompjuterike apo gati per diplomim
  • Të kuptojë konceptet bazë të kontabilitetit dhe financave;
  • Të posedojë aftësi analitike, të kuptoj kërkesat e klientave dhe të ofroj zgjidhje;
  • Të jetë i gatshëm të bashkëpunoj me ekipin dhe pranoj sygjerime;
  • Të ketë aftësi të dokumentoj kërkesat dhe anën funksionale;
  • Të posedojë aftësi organizative duke u përqendruar në detaje të imta;
  • Të ketë aftësi të trajtoj të dhëna sensitive dhe të mbaj nivelin e konfidencialitetit ;
  • Të kuptojë dhe të ketë përvojë në tërë ciklin e zhvillimit softuerik;
  • Të ketë dëshirë për avancim të vazhdueshëm;
  • Të posedojë patentë shoferi;

Nëse posedoni aftësitë e duhura dhe dëshironi të zhvilloheni mëtutje, atëherë plotësoni CV e juaj me shënimet më të fundit, duke përfshirë edhe detajet si mëposhtë:

Tek përvoja e juaj profesionale ju lutem përshkruani:

  • Projektin në të cilin keni punuar,
  • Kompania apo organizata ku keni punuar
  • Rolin e juaj në atë projekt
  • Rezultatet e arritura me realizim të projektit
  • Teknologjia e përdorur

dhe e dërgoni në info@melita-partners.com.  Afati i fundit për aplikim është data 04.11.2018

 

TAGS: Melita PartnersPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Informatikë
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US