Ndërmarrja Publike Banesore (NPB)
Udhëheqës i Divizionit për Mirëmbajtje dhe Investime
Shpërndaje
	 	 

Në bazë të dispozitave të nenit 8 të Ligjit të Punës, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A Prishtinë shpall:

K O N K U R S

Për zgjedhjen e “Udhëheqës I Divizionit për Mirëmbajtje dhe Investime” në Ndërmarrjen Publike Banesore -SHA me seli në Prishtinë.

Konkurs I jashtem;   Nr. i pozitave:1 (një)

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Udhëheqë, organizon dhe koordinon punët e e Divizionit për Mirëmbajtje, Investime dhe Procesim;
  • Mbikëqyrë dhe kontrollon zbatimin e planeve dhe aktiviteteve operative të përcaktuara nga Menaxheri i Departamentit të Mirëmbajtjes;
  • Mbikqyrë punët e shërbimit të mirëmbajtjes në baza të rregullta konform objektivave të përcaktuara nga Departamenti i Mirëmbajtjes;
  • Përpilon kërkesat për tenderimin e materialit shpenzues dhe mjeteve të nevojshëme për shërbimin e mirëmbajtjes konform nevojave të divizionit;
  • Bashkëpunon ngushtë me udhëheqësin e Divizionit për Shërbime të Konsumatorëve për përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve;
  • Planifikon Investimin në hyrje në bashkëpronesi dhe inicion procesin e përpilimit të paramasave dhe parallogarive për implementimin e  tyre konform praktikave të caktuara nga Departamenti i Mirëmbajtjes;
  • Është përgjegjës për mbarëvajtjen e veprimtarisë prodhuese të divizionit në bazë të nevojave të konsumatorëve;
  • Analizon praktikat dhe proceduarat  punese me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës  si dhe propozon modifikimin apo përshtatjen e tyre sipas nevojës dhe zhvillimit të Divizionit të Mirëmbajtjes si dhe përgaditë dokumentacionin rreth ndryshimeve që mund të kenë në hapësirat e kontraktuara për mirëmbajtje për çështjet teknike dhe operative te hapësirave dhe mbanë kontakte te vazhdueshme me palët si dhe shqyrton kërkesat e Administratorëve apo këshilltarëve shtëpiak  të hapësirave të përbashkëta.
  • Është përgjegjës për stafin që menaxhon në përmbushjen e objektivat dhe detyrat e punës të përcaktuara nga menaxhmenti.
  • Menaxheri i Departamentit të Mirëmbajtjes mundet ta ngarkojë me detyra tjera sipas nevojës së NPB
  • Bartësi i vendit të punës i raporton Menaxherit të Departamentit të Mirëmbajtjes

Kualifikimet

  • Përgaditje Universitare në lëmin e Ekonomisë, Teknikut  dhe 5 vite përvojë pune prej tyre 2 vite përvojë menaxheriale.
  • Njohuritë e qasjeve moderne në planifikim dhe kontroll.
  • Të ketë aftësi kompjuterike mbi sistemet kompjuterike në fushën e teknikës.
  • Preferohet të ketë aftësi kompjuterike posaçërisht mbi sistemet kompjuterike llogaritare.
  • Aftësi të mira Komunikuese

Procedura e Konkurimit

Kandidati duhet t’i dorëzoi këto dëshmi:

  • CV-në;
  • Dëshminë e Kualifikimit Profesional dhe të përvojës së punës dhe
  • Kopjen e Lejës së Njoftimit 

Konkursi është i hapur nga data 24.10.2018 – 17.11.2018 

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë adresë: Ndërmarrja Publike Banesore - SHA në Prishtinë, Rruga “Xhevdet Doda”, p.nr., Prishtinë ose përmes e-mailes zyrtare: burimet.njerezore@npbanesore.com 

Dokumentet e pakompletuara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen.

Kandidatët  të cilët konkurojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe email adresën.Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

 

TAGS: Ndermarrja Publike BanesorePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 606
Kategoria Të tjera
Skadon 1 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US