Shpërndaje
	 	 

Në bazë të dispozitave të nenit 8 të Ligjit të Punës, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A Prishtinë shpall:

K O N K U R S

Për zgjedhjen e “Punëtorit të Ndërtimtarisë” në Ndërmarrjen Publike Banesore -SHA me seli në Prishtinë.

Nr i pozitave: nëntë (9)

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Kryen punët e Departamentit të  Mirëmbajtjes në operimin e aktiviteteve  të interierit si ngjyrosjen e murit , vendosjen e  pllakave të ndryshme në dysheme dhe aktivitetet operative që kërkohen nga udhëheqësit e tjerë.
  • Zbaton detyrat dhe aktivitetet operative të përcaktuara nga Udhëheqësi i Departamentit të Mirëmbajtjes si dhe koordinon punët që  lidhen me mirëmbajtjen e interierit në hapësirat  ku NPB operon si dhe mirëmbajtjen e  interierit ekzistues.
  • Mbanë përgjegjësi për materialin e shpenzuar si dhe shpenzimet e materialit i shënon në dëshmitë përkatëse sipas dokumentacionit të NPB për punët e mirëmbajtjes së instalimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
  • Raporton për punët e kryera në teren
  • Udhëheqësi i Departamentit të Mirëmbajtjes mund t’a ngarkojë me detyra tjera sipas nevojës së NPB
  • Në rast të mungesës së zyrtarëve tjerë me urdhër të menaxhmentit mund t’i zëvendësojë dhe të kryen detyrat tjera.
  • Kryen edhe detyra tjera që lidhen me përshkrimin e detyrave të punës si dhe detyrave të ngarkuara nga menaxhmenti 

Kualifikimet

  • Shkolla e mesme profesionale dhe certifikate profesionale në leminë e kërkuar të natyrës së punës.
  • Bartësi i vendit të punës duhet të ketë së paku 1 vjet përvojë pune relevante.

Kualifikimet tjera

  • Aftësia për të kuptuar planet e ndërtimit dhe specifikimet teknike.
  • Aftësia për të  përgatitur raportet e punës së kryer.
  • Aftësia për të punar në  punë ekipore

Procedura e Konkurimit

Kandidati duhet t’i dorëzoi këto dëshmi:

  • CV-në;
  • Dëshminë e Kualifikimit Profesional dhe të përvojës së punës dhe
  • Kopjen e Lejës së Njoftimit 

Konkursi është i hapur nga data 20.10.2018 – 13.11.2018

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë adresë: Ndërmarrja Publike Banesore - SHA në Prishtinë, Rruga “Xhevdet Doda”, p.nr., Prishtinë ose përmes e-mailes zyrtare: burimet.njerezore@npbanesore.com.

Dokumentet e pakompletuara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen.

Kandidatët  të cilët konkurojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe email adresën.Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

 

TAGS: Ndermarrja Publike BanesorePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Ndërtimtari
Skadon 3 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
Shpallje të Ngjashme Të gjitha
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US