Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova - RepublicofKosovo

Qeveria - Vlada – Government

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 

Datë: 20 shkurt 2019

Bazuar në nenin 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe në Ligjin Nr. 04/L-077përMarrëdhëniet e Detyrimeve,me qëllim të ofrimit të shërbimeve të veçanta, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale:

Shpall Konkurs Publik për Marrëveshje për Shërbime  të Veçanta

Emri i Institucionit:  

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Titulli i punës:          

Bashkëpunëtor profesional

Lloji i kontratës:         

Marrëveshje për Shërbime të Veçanta–(MSHV)

Raporton te:             

Udhëheqësi i Zyrës së Pensioneve

Koeficienti :

7 (shtatë)

Kohëzgjatja e kontratës:

Tre (3) muaj 

Orari i punës:            

I plotë

Numri i ekzekutuesve:

1 (një)

Vendi:                        

Zyra e Pensioneve - Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Merret me hulumtimin e problematikëssëpensionevenërajonin e Prizrenit;
  • Ofroninformatadhendihmëpërpublikun me rastin e aplikimit, nëbashkëpunimme

zyrtarëtpërgjegjëstëzyrëssëpensioneve;

  • Ofron këshilla profesionale rreth çështjeve që ndërlidhen me punën e pensioneve;
  • Bën analiza për çështjet që ndërlidhen me lajmërimet e pensionistëve;
  • Harton raporte mbi gjendjen e përgjithshme;
  • Kryen edhe punë të tjera që janë në interes të shërbimit, sipas rekomandimit të udhëheqësit të zyrës së pensioneve .

Shkathtësitë e kërkuara: (Kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera  që kërkohen për ketë vend  të punës)

Diplomëuniversitare, 2 vitepërvojëpune

Njohja e punës me kompjuter është e domosdoshme;

Të njoh gjuhët zyrtare që fliten në Kosovë

Aftësi të mira komunikative;

Aftësi për punë në ekip;

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar,  janë në posedim të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyravedhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë rekrutimin:

Përzgjedhja bëhet në pajtim me nenin 12 paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/L-149 të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077,Për Marrëdhëniet e Detyrimeve.  Në këtë konkurs zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.

Procedurat e konkurrimit:

Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatët e jashtëm.

Paraqitja e kërkesave:

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Divizioni për Burime Njerëzore,sheshi “Zahir Pajaziti” ndërtesa e re e MPMS-së në Prishtinë, aplikacioni mund të shkarkohetnga ueb-faqe http://mpms-gov.net/

Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni Divizioninpër Burimeve Njerëzore në numër telefoni  038 212-886, prej orës 8:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 7 (shtatë) ditë kalendarike, nga dita e publikimit, që nga data: 20.02.2019 deri më 26.02.2019,që konsiderohet dita e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 2 ditësh; aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit për kualifikimin arsimor, dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës, për të cilin konkurrohet.

Aplikacionet e dorëzuara nuk kthehen!

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë nëpërmjet telefonit.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mirëpret aplikacionet nga të dy gjinitë nga të gjitha komunitetet.

 

TAGS: Ministria e Punes dhe Mireqenies Sociale, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2187
Kategoria Të tjera
Skadon 87 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US