Shpërndaje
	 	 

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendeve të punës:

Analist Kreditor për Mikro Kredi

Dega Prishtinë  (3 vende pune)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëmban portfolion dhe marrëdhëniet me klientët ekzistues të bizneseve, njëkohësisht krijon mundësi të reja bashkëpunimi me klient të rijnë të bizneseve;
  • Inicion dhe kompleton aplikacionin për shërbime kreditore, analizon/verifikon informacionet dhe përgatitë pasqyrat financiare ku të njëjtat  i prezanton para Menaxhmentit të Degës dhe Zyrës Qendrore;
  • Përpilon dhe ofron rekomandime strategjike për bashkëpunim afatgjatë me klientët  ekzistues dhe të  rijnë, duke ofruar  të gjitha shërbimet kreditore dhe jo kreditore bankare;
  • Mirëmban kualitetin e portfolios dhe në mënyrë efektive ndërmerr hapa te nevojshëm ne parandalimin e vonesave. Në të kundërtën, bazuar në politikat në fuqi inicion hapa të menjëhershëm për të identifikuar arsyen e mos pagesës dhe përkushtohet që pagesa të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur;
  • Participon në evente të ndryshme marketingu, dhe trajnimet e organizuara nga banka të dizajnuara për të zhvilluar dhe avancuar aftësitë profesionale të kreditimit dhe sistemit bankar në përgjithësi;
  • Obligohet te arrije objektivat e caktuara, menaxhon vonesat, provizionet dhe shërbimet e ofruara përmes Cross Selling (p.sh. Pagat, eBanking, POS, Kartelat etj) ;
  • Është plotësisht i njohur me Politikat dhe procedurat kreditore, dhe ka njohuri kompjuterike të cilat kanë të bëjnë me punën e tij;
  • Përgatit raportet e menaxhimit dhe kryen detyra të tjera të caktuara nga Menaxheri i Degës dhe Koordinatori i kredive për biznese.

Kualifikimet;

  • Fakultetin Ekonomik ose Administrim të Biznesit;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare ;
  • Së paku dy vite përvojë pune bankare në sektorin relevant;
  • Të jetë i gatshëm për punë në teren;
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

Afati i aplikimit është deri më datë 15 Shkurt 2019 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

 

TAGS: Banka EkonomikePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Banka
Skadon 7 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US