Shpërndaje
	 	 

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision te ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave si ne vijim:

  1. Një (1) Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim për disa degë, me lokacion në Pejë
  2. Një (1) Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim për disa degë, me lokacion në Prizren
  3. Një (1) Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim për disa degë, me lokacion në Ferizaj
  4. Një (1) Zyrtar-e ligjor dhe për pajtueshmëri (junior) për zyrën qendrore në Prishtinë
  5. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Gjilan

1,2, 3) Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim:

Përgjegjësitë

  • Aktivitete lidhur me menaxhimin dhe mbledhjen e kredive të këqija,
  • Merr pjesë në mbledhjet e komitetit të delikuencës dhe mbeshtet stafin në percaktimin e metodologjisë për menaxhimin dhe mbledhjen e kredive të këqija,
  • Verifikon të dhënat e klientëve në vonesë,
  • Viziton klientët në vonesë apo menaxhon vizitat tek klientët përmes personit përgjegjës të degës,
  • Negocion me klientin për kthimin e borxheve të kaluara afati dhe përcjellë në mënyrë të vazhdueshme kthimin e kredive,
  • Mbeshtet procesin për arketimin e kredisë përmes procedurës gjyqësore apo përmbaruesve privatë,
  • Mbështet procesin e konfiskimit dhe shitjës së kolateralit,
  • Kryen pune qe nderlidhen me kthimin e kredive aktive joperformuese dhe kontaktimi me telefon i klienteve.
  • Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kushtet e kërkuara (Pozita nr.1, 2, 3):

  • Diplomë universiteti në ekonomi apo juridik,
  • Minimumi nje (1) vit përvojë pune në pozitë të ngjajshme në institucione financiare,
  • Shkathtësi të mira në negocim, në hartim të dokumenteve me shkrim dhe shkathtësi të mira analitike.
  • Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter (Microsoft Office),
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shofer (kategoria B)

 

4) Zyrtar-e ligjor dhe për pajtueshmëri (junior):

Përgjegjësitë

  • Ben pergatitjën dhe hartimin e politikave dhe procedurave të brendshme në përputhshmëri me kërkesat ligjore te nderlidhura me fushat: kunder shperlarjes se parave, mbrojtjes se te dhenave personale, siguri dhe shendet ne pune, çeshtje ambientale dhe sociale,
  • Kontribuon ne rishikimin dhe përditesimin e politikave dhe procedurave te brendshme, që të jenë në përputhshmëri me ligjet në fuqi dhe kërkesat e rregullatorëve,
  • Pergatitë drafte të kontratave, marrëveshjeve dhe dokumente tjera ligjore,
  • Komunikon dhe siguron trajnime për stafin në fushat: kunder shperlarjes se parave, mbrojtjes se te dhenave personale, siguri dhe shendet ne pune, çeshtje ambientale dhe sociale,
  • Raporton me kohë për çështjet që paraqesin mos-pajtueshmëri.
  • Sigron qe institucioni zbaton ne menyre te duhur çeshtjet qe nderlidhen me perdorimin dhe perpunimin e te dhenave personale,
  • Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kushtet e kërkuara (Pozita nr.4):

  • Diplomë universiteti në juridik,
  • Përvojë pune në pozitë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Shkathtesi të mira në hartim të dokumenteve me shkrim, vemendje ndaj hollësive dhe shkathtësi të mira analitike,
  • Të jetë komunikativ-e, dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter (Microsoft Office),
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shofer (kategoria B)

 

5) Analist-e Kreditor-e:

Përgjegjësitë

  • Promovimi i ofertës kreditore,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara (Pozita nr.5):

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jete i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 11.02.2019 deri me dt. 18.02.2019. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin per poziten perkatese ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

Kreditimi Rural i Kosovës eshte i perkushtuar te ofroj mundesi te barabarta te punesimit per te gjithe shtetasit e Kosoves.

 

TAGS: Kreditimi Rural i KosovesPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Banka
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US