The Kosovo Women's Network (KWN)
Përkthyes/e (Shqip-serbisht / Serbisht-shqip)
Shpërndaje
	 	 

Rrjeti i Grave të Kosovës shpall të hapur pozitën: Përkthyes/e (Shqip-serbisht / Serbisht-shqip)

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpallë pozitë të hapur për përkthyes/e. Kjo pozitë është me gjysëm orari fleksibil dhe me pagesë.

Kandidatët/et e suksesshëm/e duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë të përfunduara së paku 3 vite në fakultetin e gjuhës dhe letërsisë, apo në ndonjë drejtim të ngjashëm;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në të folur dhe në të shkruar në gjuhën shqipe dhe serbe;
  • E preferueshme; minimum një vjet përvojë të ngjashme;
  • I kushton rëndësi detajeve;
  • Ka interesim në temat lidhur me barazinë gjinore;
  • Të jetë fleksibil/e;
  • I/e hapur të pranoj sfida të reja;
  • I/e gatshëm/me të punoj nën presionin e kohës;
  • Bashkëpunim dhe komunikim të mirë me njerëzit dhe qasje ekipore;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në anglisht preferohet por nuk kërkohet.

Detyrat dhe përgjegjësitë që do të përfshijnë por jo domosdoshmërisht të kufizohen në:

  • Përkthimi i të gjitha teksteve të RrGK-së nga shqipja në serbisht dhe anasjelltas;
  • Përkthimi simultant në takime të RrGK-së sipas nevojës.

Për të aplikuar në këtë poiztë, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në info@womensnetwork.org, deri më 21 shkurt, ora 17:00, me titull: RrGK: Përkthyes/e”.

Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Thirrjet telefonike nuk rekomandohen, dhe thirrjet tek stafi i RrGK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.

 

TAGS: Rrjeti i Grave te Kosoves, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 829
Kategoria Përkthim
Skadon 58 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US