Gjykata Themelore
Praktikantë (60)
Shpërndaje
	 	 

REPUBLIKA E KOSOVËS

REPUBLIKA KOSOVA – REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA THEMELORE E MITROVICËS

Në baze neni 4 te Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikanteve në Gjykata, për Praktikantë vullnetarë(pa pagesë) për kohë të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti, Gjykata themelore Mitrovice

Shpall:

K o n k u r s

Për praktikantë vullnetarë:

1. Gjykata Themelore ne Mitrovicë ...............................................................20 praktikantë
2. Dega Leposavic ............................................................................................ 10 praktikantë
3. Dega Zubin Potok......................................................................................... 10 praktikantë
4. Dega ne në Vushtrri..................................................................................... 10 praktikantë
5. Dega ne Skenderaj...................................................................................... .10 praktikantë

Përshkrimi i detyrave të punës

Titulli i pozitës: Praktikantë

Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës.dhe Nd.Administratorit

Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

Detyrat kryesore:

  • Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti të kryetarit të Gjykatës dhe nën mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të Gjykatës;
  • Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi ;
  • Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;
  • Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, hetimet, gjykimet etj;Kryen edhe punë tjera sipas nevojës:

Kualifikimet:

  • Diploma e Fakultetit  Juridik ose Master,
  • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.

VËREJTJE:

Procedura e konkursit është hapur për kandidatët të jashtëm dhe nënpunësit civil ekzistues. Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të prapara me Ligjin mbi sherbimin civil Nr.03/L-149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil dhe Udhëzimin Administrative nr.2007/01

Konkursi është publikuar më dt. 08.02.2019  dhe mbyllet 22.02.2019.

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykaten Themelore ne Mitrovice , në Zyrën e Pranimit, si dhe në degen Leposaviç, Zubin Potok, Vushtrri dhe Skenderaj.

Shkarko Aplikacionin

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë përsonat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe propocional në organet e shërbimit civil të administratës publike qëndrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhë të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhurë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata të tjera, dy rekomandime etj.

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.

Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin prapa.

Në rast të ndonji pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni zyrtare i/e përsonelit.

 

TAGS: Komuna e Mitrovices, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1065
Kategoria Juridik
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Mitrovicë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US