Komuna e Mitrovicës
Zyrtar për Buxhet dhe Financa
Shpërndaje
	 	 

Kryetari i Komunës

Nr. 01-111/01-0086711-4/19 dt. 08.02.2019

Mitrovicë

Në bazë të nenit 11 dhe 18 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Komuna e Mitrovicës së Jugut shpallë:

SHPALLJE E REKRUTIMIT

Institucioni : Komuna e Mitrovicës së Jugut

Drejtoria: Drejtoria për Financa dhe Zhvillim Ekonomik

Titulli i vendit të punës: Zyrtar për Buxhet dhe Financa 2 - BF/210

Kategoria funksionale/Grada: Grada 9 ( Koeficienti 7 )

Numri i referencës: JP00035594

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin dhe zyrtarin e lartë harton planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre;
  • Mbështetja në hartimin e planeve buxhetore vjetore të komunës, koordinimi i punëve me zyrtarët përkatës brenda drejtorisë për të siguruar që planet kompletohen me përpikëri dhe sipas afat;
  • Kujdeset, analizon dhe vlerëson propozimet buxhetore dhe bënë ekzaminimin e tyre duke shqyrtuar korrektësinë, saktësinë dhe tërësinë si dhe kontribuon në përgatitjen e buxhetit përfundimtar për njësinë buxhetore;
  • Ofron këshilla dhe udhëzime, përfshirë trajnime për stafin lidhur me përgatitjen dhe shpenzimin e buxhetit si dhe politikat dhe procedurat financiare;
  • Monitoron shpenzimet e buxhetit të komunës gjatë gjithë vitit dhe rekomandon rialokimin e buxhetit kur është e nevojshme si dhe përgatitë raporte mbi shpenzimet buxhetore;
  • Siguron disponueshmërinë dhe alokimin e buxhetit në përputhje me procesin e fillimit të çdo aktiviteti dhe buxhetin e planifikuar;
  • Zhvillon dhe zbaton politikat, procedurat dhe praktikat financiare dhe operative të cilat lehtësojnë dhe mbështesin menaxhimin financiar;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; 

Procedurat e konkurrimit: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgatitjen e nevojshme shkollore dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare në drejtimin Ekonomik.

  • Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen: Minimumi 2 (dy) vite përvojë pune profesionale; Njohuri dhe përvojë në fushën e buxhetit dhe financave; Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit; Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave; Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion; Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, internet)

Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i karrierës.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë ditë kalendarike nga dita e publikimit në mjetet e informimit.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet  merren dhe dorëzohen në zyrën  10 në Komunën e Mitrovicës së Jugut.  Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës dhe ti bashkëngjiten këto dokumente: diploma mbi kualifikimin, fotokopja e letërnjoftimit; ekstrakti i lindjes; dëshmi mbi përvojën e punës; dhe certifikata që dëshmojnë njohuri nga fusha përkatëse. Dokumentet duhet të jenë në njërën prej gjuhëve zyrtare të komunës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 028 – 532 104.

”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

TAGS: Komuna e  Mitrovicës, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1002
Kategoria Financa
Skadon 56 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Mitrovicë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US