Ministria e Integrimit Evropian
Zyrtar i Logjistikës
Shpërndaje
	 	 

Qeveria

Ministria e Integrimit Evropian

Divizioni i Burimeve Njerëzore 

Bazuar në nenin 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovësdhe në Ligjin Nr. 04/L-077përMarrëdhëniet e Detyrimeve,me qëllim të ofrimit të shërbimeve të veçanta, bën:

Shpallje të Konkursit Publikpër Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

Emri i Institucionit:  

Ministria e Integrimit Evropian

Njësia Organizative:

Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme

Titulli i punës:          

Zyrtar i Logjistikës 1

Numri i referencës:    

02/2019/DFSHP/MIE

Niveli i pagës:           

E negociuar

Raporton te:             

Udhëheqësi i Divizionit të IT-së dhe Shërbimeve Logjistike

Lloji i kontratës:         

Marrëveshje për Shërbime të Veçanta – (MSHV)

Kohëzgjatja e kontratës:

Gjashtë (6) muaj 

Orari i punës:            

I plotë

Numri i ekzekutuesve:

2 (dy)

Vendi:                        

Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • ofron përkrahje zyrtarëve të Divizionit të Logjistikës;
  • ofron përkrahje në organizimin e logjistikës lidhur me aktivitetet e ndryshme për ministrinë, si pajisja me kartela identifikuese përpilimi i listës së inventarit, shpërndarja e materialit arkivues brenda ministrisë,
  • ofron mbështetje në përgatitjen e raporteve për inventarizimin e pajisjeve të MIE-së,
  • mbështet zyrtarët e divizionit të logjistikes në organizimin e aktiviteteve me rendësi në procesin e integrimit Evropian dhe bënë monitorimin e tyre;
  • ofron mbështetje në administrimin e të dhënave logjistike në kuadër të Divizionit të Logjistikës.

Shkathtësitë e kërkuara: (Kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera  që kërkohen për ketë vend  të punës)

  • Diplomë universitare në shkenca shoqërore apo të ngjashme ose së paku një vit (1) përvoje pune;
  • Njohuri në fushën e logjistikës apo administrim të të dhënave logjistike;
  • Shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për tëbashkëpunuar me stafin e nivelit administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit;
  • Aftësi për përmbushjen te detyrave dhe punëve nen presion;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, PowerPointAccess).

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyravedhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë rekrutimin:

Përzgjedhja bëhet në pajtim me nenin 12 paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/L-149 të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077,Për Marrëdhëniet e Detyrimeve.  Në këtë konkurs zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.

Procedurat e konkurrimit:

Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatët e jashtëm.

Paraqitja e kërkesave:

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Ministria e Integrimit Evropian/Divizioni për Burime Njerëzore, zyra nr. 909 kati X, ndërtesa e qeverisë,” Sheshi Nëna Terezë”, Prishtinë, ose mund të shkarkohen në ueb-faqen http://www.mei-ks.net/

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni Divizionine Burimeve Njerëzore në Tel. 038 200 27062, prej orës 8:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë kalendarike, nga dita e publikimit, që nga data: 05.02.2019 deri më 12. 02.2019, që konsiderohet dita e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 2 ditësh; aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit për kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës, për të cilin konkurrohet.

Aplikacionet e dorëzuara nuk kthehen!

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë nëpërmjet telefonit. Ministria e Integrimit Evropian, mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.

 

TAGS: Ministria e Integrimit Evropian, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 426
Kategoria
Skadon 67 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US