Shpërndaje
	 	 

Bazuar në nenin 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, bazuar në Ligjin Nr. 04/L-077,  Për Marrëdhëniet e Detyrimeve, si dhe  me qëllim të ofrimit të shërbimeve të veçanta, për Thesarin e Kosovës në Ministrinë e Financave, paraqet:

Shpallje të konkursit publik për Marrëveshje për Shërbime  të Veçanta

Emri i Institucionit:  

Ministria e Financave

Njësia Organizative:

Thesari i Kosovës

Titulli i punës:           

Ekspert/e ligjor/e

Numri i referencës:    

08/2019/MF/DPFTF

Niveli i pagës:           

E negociuar

Raporton te :

Udhëheqësi i Divizionit për Administrate &TI

Lloji i kontratës:         

Marrëveshje për shërbime  të veçanta – (MSHV)

Kohëzgjatja e kontratës:

Tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre (3) muaj të tjerë

Orari i punës:            

I plotë

Numri i ekzekutuesve:

1 (një)

Vendi:                        

Prishtinë


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Këshillon grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën specifike si dhe ndihmon stafin tjetër të institucionit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;
  • Asiston në hartimin e akteve normative si dhe aktet tjera juridike të cilat dalin nga fushë veprimtaria e institucionit në bazë të procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi.
  • Është përgjegjës për këshillimin lidhur me pajtueshmërinë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore me Kushtetutën dhe me legjislacionin në fuqi të Republikën e Kosovës
  • Bën rishikimin ligjor dhe gjuhësor, siguron që përmbajtja ligjore dhe teknike të jetë e saktë dhe identike në të tri gjuhët zyrtare. Si dhe përcjellë dhe asiston në menaxhimin e procedurave për hartimin e projektligjeve për aprovim në Qeveri;
  • Bën hulumtime dhe analiza të ndërlidhura me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së përgjegjësisë
  • Jep rekomandime, opinione, këshilla dhe udhëzime për menaxhmentin e institucionit lidhur me te gjitha çështjet ligjore
  • Trajton të gjitha vendimet e formës së prere që paraqitura nga institucionet gjyqësore dhe autoritetet përmbarimore, Avokaturën Shtetërore, etj. konform dispozitave të LMFPP-së
  • Bashkëpunon dhe komunikon me organizatat buxhetore si dhe zyrtarët ligjor lidhur me ekzekutimin e vendimeve të formës se prerë
  • Kryen edhe punë tjera të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi

Shkathtësitë e kërkuara: (Kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera  që kërkohen për ketë vend  të punës)

  • Njohuri në fushën profesionale ligjore, të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse (e preferuar në sektorin publik);
  • Diplomë universitare në Fakulteti Juridik;
  • Njohje e kornizës ligjore të Republikës së Kosovës;
  • Përvojë pune profesionale në fushën Juridike;
  • Aftësi e lartë e raportimit me shkrim;
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe bashkëpunim ekipor;
  • Njohja e gjuhës angleze, serbe dhe e njohja e gjuhëve tjera është përparësi;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion kohor

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar,  janë në posedim të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë rekrutimin:

Përzgjedhja bëhet në pajtim me nenin 12 paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/L-149 të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077, Për Marrëdhëniet e Detyrimeve.  Në këtë konkurs zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.

Procedurat e konkurrimit:

Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatët e jashtëm.

Paraqitja e kërkesave:

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Thesari/Ministria e Financave/Administrata dhe Zyra e personelit, zyra nr. 1008 kati X, Ndërtesa e Qeverisë, “Sheshi Nëna Terezë”, Prishtinë, ose mund të shkarkohen në ueb-faqen http://rks-gov.net/ 

Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni Menaxherin e personelit Tel. 038 200 34 066, prej orës 8:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë kalendarike, nga dita e publikimit, nga data: 06.02.2019 deri me 13.02.2019, që konsiderohet dita e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit për kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës, për të cilin konkurrohet.

Aplikacionet e dorëzuara nuk kthehen!

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë nëpërmjet telefonit (të deklaruar ne aplikacionin për punësim)

Thesari, mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.

 

TAGS: Ministria e FinancavePrizrenKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Juridik
Skadon 9 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US