Ministria e Infrastrukturës
Zyrtar/e i/e Prokurimit
Shpërndaje
	 	 

SHPALLJA E REKRUTIMIT

Institucioni: Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Divizioni për Prokurim:

Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e i/e Prokurimit

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës? Niveli profesional 2grada 9 (BKK7).

Numri i referencës së vendit të punës: RN00004309

(Shënoni saktësisht por me pak fjale detyrat dhe përgjegjësitë kryesore):

  • Analizon aktivitetet aktuale të prokurimit dhe rekomandon përmirësimin përmes metodave më efikase të prokurimit dhe standardizimit të procedurave të prokurimit si dhe merr pjesë në hartimin dhe zhvillimin e dokumenteve të prokurimit
  • Pranon të gjitha shkresat, për prokurim dhe regjistrimin e tyre në programet kompjuterike, faturave dhe dokumentacionit tjetër, që është i adresuar në Departamentin e Prokurimit
  • Mban evidenca të kërkesave për prokurim, si dhe bën dosjen dhe arkivimin e tyre
  • Pranon lëndë të përfunduara nga zyrtarët e prokurimit, regjistron ato në programe kompjuterike dhe i arkivon
  • Shpërndan ftesa për oferta për blerje konkurruese
  • Merr pjesë në komisionet për vlerësimin e ofertave dhe siguron mbajtjen e të dhënave për të gjithë ofertuesit pjesëmarrës, për veprimet dhe vendimet e marra gjatë çdo faze të procesit, si dhe siguron që komentet e të gjithë anëtarëve të shënohen dhe se çdo anëtar t'i nënshkruan këto komente
  • Pranon oferta nga kompanitë në kohën e paraparë në tender-dokument
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikqyersi.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim

(Shënoni kushtet për pjesëmarrje në procesin e rekrutimit sipas ligjit për shërbimin civil).

Procedurat e konkurrimit

Shënoni nëse procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatë të jashtëm si dhe nëpunës civilë ekzistues ose nëse është procedurë e brendshme vetëm për nëpunës civilë ekzistues.

Procedura e konkurrimit është e hapur për gjithë kandidatet te jashtëm si dhe për nëpunës civil

Shkollimi i kërkuar:

(Shënoni shkollimin që kërkohet realisht për këtë vend pune)

  • Diplomë Universitare: Ekonomik, Juridik 

Aftësitë,përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:        

(Përshkruaj aftësitë, përvojën dhe vetitë personale të cilat janë të kërkuara dhe të cilat munden më qenë të dëshiruara.Këto duhet të kenë lidhje me punën dhe të jenëobjektive.

  • Diplomë Universitare: Ekonomik, Juridik
  • Dy (2) vitë përvojë pune profesionale
  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e prokurimit publik;
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
  • Aftësia për të organizuar punën e vet dhe për te koordinuar stafin e nivelit administrativ
  • Shkathtësi hulumtuese , analitike dhe të vlerësim të informacionit
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, PowerPoint, Access)

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin

(Shënoni një përshkrim të shkurtë të përzgjedhjes dhe të rregulloreve ekzistuese që rregullojnë rekrutimin)

Nëpunësit e shërbimit Civil të Republikës së Kosovës i nënshtrohen Sipas Ligjit për Shërbimin Civil Nr. 03/L-149 - Rregullorja nr 21/2012 për Avancimin në  Karrierë të Nëpunësve Civilë

Rregullores nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës dhe standardeve të sjelljes dhe etikes të përshkruara në kodin e mirësjelljes së shërbimit civil

Kohëzgjatja e emërimit: DY (2) VITE

Kohezgjatja e kontratës: ME AFAT- JO  KARRIERËS 

Data e mbylljes së konkursit: Nga  02.02.2019 deri 16.02.2019  në ora 16:00

Paraqitja e kërkesave                                                                                                  

(Shënoni vendin ku dhe kur mund të merren formularët e aplikacionit si dhe vendin ku duhet tëdorëzohen dhe adresa e plotë e institucionit pranues.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, Rr. Nëna Terezë, Ndërtesa e ish-Gërmisë, kati  II – zyra A 204

Kërkesat specifike                                                                                                

(Shënoni nëse ka ndonjë kërkesë specifike shëndetësore ose fizike për kryerjen e detyrave të punës, përfshirë kërkesën për vlerësim mjekorë)

"Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

"Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtaret e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 te Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës"

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shënoni emri dhe mbiemri, numri i telefonit të personit i cili mund të kontaktohet në rast të ndonjë pyetjeje.

Divizioni i Personelit- Nr (038) 200 28 547ose (038) 200 28 498

 

TAGS: Ministria e Infrastruktures, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 478
Kategoria Juridik
Skadon 63 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US