Shpërndaje
	 	 

PËRSHKRIMI I ORGANIZATËS

Misioni i TOKAs është të ndikoj në zhvillimin e shoqërisë kosovare duke investuar në rini. TOKA ofron programe të edukimit jo-formal, përmes së cilave të rinjtë pjesëmarrës zhvillojnë shkathtësi të ndryshme dhe kontribuojnë në komunitet. Për më shumë informata vizitoni web-faqen tonë: toka-ks.org.

POZITA E PUNËS

  • Asistent/e për komunikim dhe projekte

DETYRAT

  • Krijon dhe editon postime për Facebook, Instragram dhe Web (përfshirë shkrimin tekstual, bërjen e fotografive dhe inçizimin e live videos);
  • Mirëmban databaza të dhënave në baza mujore;
  • Kryen detyra administrative dhe logjistike, duke përfshirë komunikim të shpeshtë me telefon dhe e-mail;
  • Kontakton në mënyrë proaktive me përfaqësues të mediave tradicionale (TV, radio, portale) për t'i promovuar programet e TOKAs;
  • Bën hulumtime në internet dhe terren;
  • Detyra të tjera sipas nevojës;

KUALIFIKIMET

  • Të jetë përdorues/e dhe njohës/e i/e mirë i/e mediave sociale (sikur Facebook dhe Instagram);
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi në të folur dhe shkruar në gjuhën shqipe si dhe angleze;
  • Aftësi të shkëlqyeshme logjistike/administrative dhe planifikimi, përfshirë aftësinë e asistimit të disa projekteve në të njëjtën kohë;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe në afate të shkurta kohore dhe i/e adaptueshëm/me në ndryshimin e prioriteteve;
  • Bashkëpunues/e me një qëndrim pozitiv, entuziazëm, profesionalizëm dhe etikë të lartë pune;
  • Njohuri të mira kompjuterike, sidomos në programet e Microsoft Office (sikur word dhe excel);
  • Përvojë paraprake me Photoshop, Adobe Premiere dhe CMS konsiderohet si përparësi;

Kjo pozitë është e përshtatshme për dikë që është kreativ/e me interesim të madh në komunikim masiv. Poashtu, për dikë që i pëlqen dinamika e shpejtë e punës, që mëson shpejtë dhe i përgjigjet pozitivisht sfidave të llojllojshme gjatë realizimit të projekteve. Njohja e mirë e gjuhës angleze është me shumë rëndësi.

Qëllimi ynë është që t’ia ofrojmë këtë pozitë kandidatit/es i/e cili/a tregon potencial që të avancohet brenda organizatës.

INFORMATA ME RËNDËSI

  1. Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe letrën e motivimit në email adresën pune@toka-ks.org me titull të emailit (subject line) “Aplikim për asistent/e të komunikimit dhe projekteve”.
  2. Afati i fundit për aplikim është data 9 shkurt, 2019.
  3. Do të kontaktohen vetëm aplikantët të cilët do të përzgjedhen për listën e ngushtë të intervistimeve.

Dita e intervistës do të jetë me 12 shkurt (e marte), ju lusim rezervoni këtë datë për intervistim.

 

TAGS: TOKA, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime
Kategoria Administratë
Skadon 10 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US