Grouper
Digital Marketing Specialist
Shpërndaje
	 	 

Pozita: Digital Marketing Specialist

Çfarë kërkohet nga ju:

  • Përvojë pune të dëshmuar si Specialist apo Menaxher në Marketing Digjital
  • Njohje e programeve të editimit
  • Përvojë me parimet e komunikimit vizual
  • Njohje e sistemeve për dizajne dhe menaxhim të webfaqeve
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të menaxhimit të projekteve
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimint verbal dhe të shkruar
  • Diploma në Marketing, Media Digjitale apo fushë tjetër është plus

Punët që do të kryeni:

  • Dizajnoni kampanja për media digjitale në përputhje me qëllimet e kompanisë
  • Koordinoni dhe zbatoni krijimin e përmbajtjeve digjitale sikurse newsletters, blogjeve, njoftimeve për shtyp, reklama për rrjete sociale dhe podcaste)
  • Zhvilloni kampanja në përputhje me librim dhe udhëzimet e brendit Grouper
  • Menaxhoni projekte digjitale end-to-end
  • Përmirësoni të dhënat në webfaqen tonë që të rritni njohjen e brendit
  • Ruani ndikimin si kompani e fortë online përmes rrjeteve sociale
  • Sygjeroni dhe implementoni metoda të marketingu që të rritni profitet e kompanisë
  • Monitoroni ROI-të dhe KPI-të
  • Rrini në hap me kohën me zhvillimet e reja nëpër media digjitale

Si të aplikoni? Na dërgoni me email CV-në dhe një letër motivuese në support@grouperkosovo.com. Përshkrimii i emailit duhet të jetë “Aplikim për punë: Digital Marketing Specialist”

Afati i fundit për aplikim është data: 14 Shkurt 2019

Informata të përgjithshme rreth GROUPER-it  :

“GROUPER” është platforma e parë e blerjes grupore në rajon, e  themeluar në janar të vitit 2011 e cila transformoi tregun e tregtisë elektronike dhe u bë i njohur si kreu i tregtisë elektronike në  Rajon. Dhe tani po vjen edhe në Kosovë, duke filluar operacionet e tij në gjysmën e dytë të vitit 2019. Aplikoni dhe bëhuni pjesë e një ekipi të pasionuar, i gatshëm të sjellë ofertat më të mira për:  bukuri, restorante, palestër, koncerte, produkte, shëndetësi, udhëtime  dhe shumë më tepër dhe të gjitha me çmime të parezistueshme.

Çfare ofrojme:

  • Kulturë kreative dhe të hapur për rritje dhe zhvillim
  • Trajnime për aftësi të reja dhe njohuri të përditësuara
  • Kompenzim solid
Shikime 1187
Skadon 65 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US