Komuna Skënderaj
Rojtar, Ndihmës/e kuzhine
Shpërndaje
	 	 
 

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të punës Nr.03/L-212, të Punës të Republikës së Kosovës dhe nenit 4 paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Drejtoria e Arsimit në Skenderaj, shpall:

KONKURS

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Pozita: Rojtar

Rojtar – në Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide”

Koeficienti : 4.0

Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë

Numri i pozitave: një (1) ekzekutues Detyrat kryesore të punës:

  • Ruan objektin dhe ambientin përreth gjatë natës, ashtu siç është paraparë edhe me kontratën e punës;
  • Herët në mëngjes aktivizon ngrohjen qendrore;
  • Kryen edhe punë të tjera që ia cakton

Pozita: Ndihmës në kuzhinë

Ndihmës/e në kuzhinë – në Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide”

Koeficienti: 4.0

Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë

Numri i pozitave: një (1) ekzekutues

Detyrat kryesore të punës :

  • Aktivisht dhe me ndërgjegjje bën përgatitjen e ushqimit të fëmijëve sipas menysë;
  • Mban përgjegjësi që ushqimi të jetë higjienik dhe kualitativ;
  • Mban higjienën e enëve, pajisjeve dhe të artikujve ushqimor;
  • Pastron inventarin dhe lokalin e kuzhinës;
  • Kryen edhe punë të tjera që ia cakton

Kushtet:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës
  • Të kenë të mbaruar Shkollën e Mesme
  • Përvoja e punës e preferuar

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Aplikacioni
  • Diploma e shkollimit
  • Certifikatën që nuk është nën hetime
  • Letërnjoftimin (kopje)

Për Intervistën me gojë dhe me shkrim do të ftohen vetëm kandidatët e listës së ngushtë (me telefon). Aplikacioni merret dhe dorëzohet në objektin e Komunës, kati i parë, sporteli nr. 13.

Dokumentet e pakompletuara si dhe ato pas afatit, nuk merren në shqyrtim. Rezultatet e konkursit do të shpallen në webfaqe të Komunës së Skenderajt. Dokumentacioni nuk kthehet.

Afati i konkursit mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit në gazetë dhe në webfaqen zyrtare të Komunës së Skenderajt.

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 4:00pm, Wednesday February 13th, 2019.

 

TAGS:  Komuna e Skenderajit, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 336
Kategoria Të tjera
Skadon 66 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Skënderaj
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US