Pse demotivohen punëtorët dhe çka duhet të bëjnë punëdhënësit?

Pse demotivohen punëtorët dhe çka duhet të bëjnë punëdhënësit?

	 	 

“Gjithmonë trajtoni punëtorët tuaj pikërisht ashtu siç dëshironi që ata të trajtojnë klientët tuaj më të mirë!Stephen R. Covey

Në ambientin e punës mund të hasim shpesh në situata të cilat na shpiejnë drejt demotivimit dhe humbjes së dëshirës për të punuar dhe krijuar.  Kur punëtorët janë të demotivuar, performanca e tyre bie, e si rrjedhojë edhe e kompanisë në përgjithësi. Ka shumë arsye pse punëtoret mund të demotivohen në periudha të caktuara. Demotivimi shpesh mund të vijë si rezultat i ambientit të papërshtatshëm të punës, kryerjes së detyrave jashtë profesionit, detyrave jashtë marrëveshjes apo kontratës së punës, hierarkisë jo profesionale në institucionin konkret, pagës shumë të vogël në raport me punën që duhet të kryhet etj. Kësisoj, ndër përgjegjësitë kryesore të një punëdhënësi duhet të jetë motivimi i punëtorëve.

Drejtori Menaxhues në kompaninë Quipu, Ardian Behluli, në një intervistë për KosovaJob ka thënë se shkaqet e ndikimit negativ në motivimin e punëtorit apo ekipit në përgjithësi, mund të dihen shumë lehtë.  “Një ndër faktorët kyç të demotivimit të punëtorit, është vetë relacioni në mes tij dhe punëdhënësit. Kolegët duhet të trajtohen si njerëz, e jo vetëm si fuqi punëtore”, ka thënë ai.

Tutje, Behluli shpjegon disa nga llojet e problemeve që çojnë në demotivimin e një punëtori.  

  • Problemet e natyrës personale apo në familje. Relacioni me partnerin, fëmijet, problemet financiare/borxhet, probleme me pronën, etj.
  • Problemet në raport me kolegët. Kolegë të papërshtatshëm në punë (mosha, gjinia, niveli i edukimit, kultura personale dhe ajo e komunikimit, etj), konfliktet/keqkuptimet mes kolegëve, ndonjëherë edhe për arsye krejt banale e të pakuptimta/personale.
  • Problemet profesionale (menaxhmenti apo mundësitë e zhvillimit). Komunikimi jo profesional dhe mungesa e transparencës, pamundësia për t’u zhvilluar profesionalisht apo për t’u ngritur në pozitë, punësimi dhe promovimi i personave të gabuar, të pa kualifikuar, trajtimi i barabartë i të gjithëve, tolerimi i performancës së dobët dhe gabimeve të vazhdueshme, humbja e besimit për vazhdimësinë në punë, puna rutinore, mosbesimi në menaxhment.

Cilat janë efektet negative të demotivimit në punë?

Efektet negative të demotivimit të punëtorëve mund të jenë të shumta. Ambienti i punës në përgjithësi mund të ndikohet nga një gjendje e tillë.

Një punëtor i demotivuar mund të shkaktojë efekte të shumta negative benda kompanisë. Pra, është rrezik i madh që përveç performancës së dobët dhe faktit që do të ulet produktiviteti dhe efikasiteti në punë, i njejti mund të ndikojë keq edhe tek punëtorët tjerë duke demotivuar ata dhe ulur moralin dhe performancën e përditshme”, ka thënë Behluli.

Sipas tij, si pasojë e kësaj mund të bie reputacioni dhe kultura e punëskompani, si dhe mund të rritet lëvizja apo qarkullimi i personelit.

Si të motivohet një punëtor i demotivuar?                                    

Motivimi ndikon në rritjen e vetëbesimit sa i përket aftësive profesionale të një punëtori, e poashtu luan edhe një rol të posaçëm në kryerjen e suksesshme të detyrave të punës.

Ndonëse motivimi i punëtorëve nuk është një proces i lehtë, Behluli thotë se nuk është ndonjë mister i pazgjidhur.Prandaj, nëse arrihet të krijohet një atmosferë miqësore dhe e rehatshme, punëtorët do të jenë më të motivuar të shkojnë në punë çdo ditë. Disa këshilla se si të motivohen punëtorët:

  • Punëdhënësi duhet të përkujdeset që punëtorët të ndjehen të vlefshëm.
  • Të bëhet vlerësimi i punës ekipore dhe kontributi i personit në këtë punë, qoftë si lider i ekipit apo edhe si pjesëmarrës në një punë apo projekt specifik.
  • Të investohet në zhvillimin e tyre akademik dhe praktik, duke ndjekur seminare, panaire e trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
  • T'iu jepet mundësia që të zhvillohen e ngriten në pozita.
  • Të krijohet një ambient dhe atmosferë e këndshme pune.
  • Në ambient të punës të ketë një kuzhinë, terrasë dhe hapësira të tjera relaksuese e meditimi. Do të ishte mirë edhe nëse jepet mundësia që në kosto të kompanisë të ofrohen pije joalkoolike si çaj dhe kafe. Me këtë punëtorët do të përfitojnë në aspektin material por në të njejtën kohë ata do të kalojnë më shumë kohë në zyre, në vend që te dalin për kafe.

Ambienti i punës në Quipu

  • Mundësisht të krijohet një bibliotekë e vogël dhe kënd leximi. Kjo bibliotekë do të furnizohej pjesërisht me kontributin e vet punëtorëve, e pjesa më e madhe të financohet nga vetë kompania.
  • Të vendoset një tabelë, ku të gjithë punonjësit mund të vendosin magnete apo kartolina nga udhëtimet e tyre zyrtare apo pushimet e kaluara me familje jashtë vendit.
  • Në hapësira të ndryshme në zyre e korridore, do të ishte mirë që të vendosen fotografi të bukura me motive nga natyra apo vende antike, duke përfshirë këtu edhe disa slogane motivuese.
  • Të organizohen evente me qëllim të socializimit. Në këto raste kolegët kanë mundësi të njohin njeri-tjetrin edhe në baza personale dhe të krijojne relacione miqësore. Kjo do të ndikojë shumë në efikasitetin dhe performancën e tyre të përditshme.

Pjesa dhe roli vendimtar është i menaxherit, i cili duhet të jetë person i cili dëgjon me kujdes çdo kërkesë, brengë apo problem të punëtorëve. Ai duhet të jetë një lider i vërtetë, me 'derë të hapur' të zyrës së tij dhe i gatshëm për t’i dhënë vëmendjen dhe kohën e duhur secilit punëtor”, përfundoi Behluli./KosovaJob

Ky artikull është prodhim i KosovaJob – Rrjetit më të madh të punësimit në Kosovë. Për çdo informatë kontakto 045 111 414 apo info@kosovajob.com

TAGS: KosovaJobArtikulli i JavesVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC