Prexante
German Account Manager - Investment
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

Pozita: German Account Manager - Investment

A doni të zotëroni zotesinë e shitjeve të produkteve dhe shërbimeve financiare dhe të trajnoheni nga trajnues të nivelit më të lartë të shitjeve? A po ëndërroni të keni një karrierë në sektorin financiar? Mos shikoni më tej!

Prexante, një ofrues ndërkombëtar i shërbimeve profesionale të shitjes, është duke kërkuar talente të reja të shitjes për t'u bashkuar me ekipin tonë Gjerman. Jemi të përkushtuar t'ju sigurojmë ambient dhe përkushtimin që ju nevojitet për të zhvilluar veten dhe ju ofrojmë kushtet e mëposhtme:

- Pagë shumë tërheqese (Baza duke filluar prej 450 deri tek 1,000);

- Komision qe ju lejon te rritni pagën tuaj në mënyrë eksponenciale;

- Trajnime të vazhdueshme nga profesionistët më të mirë të trajnimit në Evropë;

- Shumëllojshmëria e produkteve të investimit dhe një klientel të gjerë ndërkombetarë;

- Ambienti modern i zyrës me kushte të shkëlqyera pune e cila ndodhet në zemër të Prishtinës;

- Shpërblime dhe evente të ndryshme me kolegium.



Si të Aplikoni

Nëse jeni të rrjedhshëm në gjuhën Gjermane dhe keni aftësi të jashtëzakonshme të komunikimit, jeni dinamik, inovativ, keni aftësinë për të mësuar shpejt dhe të jeni i/e orientuar nga synimi dhe kjo ofertë ju duket interesante? Atëhere dorëzoni CV-në tuaj në hello@prexante.com duke shkruar "Prexante German" në temën e emailit ose vizitoni faqën tonë në Facebook për të na dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë. Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me shumë përkushtim dhe vëmendje.
Kompania Prexante
Shikime 474
Kategoria Telekomunikim
Skadon 18 ditë
Orari Full-Time
Lokacioni Prishtinë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob