Buçaj
Menaxher i shitjes
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

Korporata Buçaj  shpall konkurs për pozitën:  

MENAXHER I SHITJES

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
  • Menaxhon, organizon dhe siguron efikasitetin e tërë procesit të punës në fushën e programit të caktuar të shitjes për brendin;
  • Përcakton kriteret për distribuim të mallit;
  • Menaxhon stafin dhe përcakton planin e shitjes;
  • Përcjellë balancën e domosdoshme mes dinamikës së furnizimeve- shitjes-stoqeve;
  • Analizon prezencën e produkteve në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun);
  • Si dhe detyra tjera sipas kërkesës.
  Kualifikimet e kërkuara:
  • Kandidatët duhet të kenë diplomë Universitare-përparsi do të kenë kandidatët të cilët kanë të përfunduar fakultetin Ekonomik ose Menaxhim Biznesi;
  • Të posedojë aftësi udhëheqëse dhe të jetë analist i mirë;
  • Fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndërrimet eventuale në treg;
  • Të jetë energjik, të ketë iniciativë dhe kreativitet duke ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës;
  • Të posedoj aftësi të mira interpersonale;
  • E domosdoshme njohja e Gjuhës Angleze në të shkruar dhe në të folur; njohja e gjuheve të tjera është përparsi;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në aplikacionet e MS Office.
  • Të posedojë patent shofer;
 



Si të Aplikoni

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan. Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit. Konkursi do të jetë i hapur nga data 07 Shkurt 2018 deri me 07 Mars 2018.
Kompania Buçaj
Shikime 424
Kategoria Menaxhment
Skadon 10 ditë
Orari Full-Time
Lokacioni Prishtinë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob