Ministria e Arsimit,e Shkencës dhe e Teknologjisë
Zyrtar i lartë për njohje dhe barasvlerë të kualifikimeve në arsim të lartë
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

Ministria e Arsimit,e Shkencës dhe e Teknologjisë

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Ligji Nr.03/ L -149, neni 12, paragrafi 4, Ministria e Arsimit,e Shkencës dhe e Teknologjisë bën  :

Shpallje të konkursit për  “Marrëveshje për shërbime të veçanta

Institucioni:              Ministria e Arsimit,e Shkencës dhe e Teknologjisë

Departamenti:         Arsimit  të  lartë

Tarifa e shërbimit : 466.75 Euro(bruto) 

Titulli i vendit të punës:    Zyrtar i lartë për njohje dhe barasvlerë të kualifikimeve në arsim të lartë (1 vend pune)

Kohëzgjatja e kontratës:  deri më 08.01.2018

Vendi i punës: Prishtinë     Datë: 06.10.2017

  1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  2. Analizon legjislacionin, politikat dhe procedurat në lëmin e njohjes dhe barasvlerës së arsimimit të lartë dhe rekomandon përmirësimin e proceseve nëse është e nevojshme ;
  3. Harton dhe zhvillon legjislacionin, politikat, programet , procedurat dhe dokumentet tjera  për  njohje dhe barasvlerë të kualifikimeve në arsimim e lartë
  4. Zhvillon dhe siguron zbatimin e masave dhe aktiviteteve me qëllim të avancimit të punës, procesit të vendosjes dhe aplikimit të procedurave dhe standardeve lidhur me proceset e njohjes dhe barasvlerës së kualifikimeve në arsim e lartë;
  5. Bashkëpunon me qendrat tjera dhe institucionet e arsimit të lartë dhe siguron informata ne lidhje me njohjen dhe hyrjen ne nivelin kombëtar të kualifikim:
  6. Siguron informata për institucionet dhe qytetarët  për drejtat lidhur  me njohjen dhe sistemet evropiane të shkollimit dhe  këshillon në lidhje me njohjen e kualifikimeve;
  7. Mbikëqyr zbatimin e legjislacionit, politikave, procedurave dhe dokumenteve tjera lidhur me njohjen dhe barasvlerën e arsimimit të lartë si dhe këshillon mbikëqyrësit dhe sektorët tjerë të arsimit për procesin e për njohjes dhe barasvlerës së kualifikimeve në arsimin e lartë;
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyersi;

 

Shkathtësitë e kërkuara: (Kualifikimet , përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera  qe kërkohen për ketë vend  të punës)

  • Diplomë universitare.
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e arsimit
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me arsimin
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi  hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

 





Si të Aplikoni

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim e të drejtave civile dhe politike, të kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 5 ditë kalendarike nga dita e publikimit në ueb faqen e MASHT-it dhe shtypin ditor.

Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në web faqen e MASHT-it http://masht.rks-gov.net/ ose ta marrin në  Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Adresa: Rr. “Agim Ramadani” nr. 1, në zyrën e arkivit ku edhe i dorëzojnë  aplikacionet e plotësuara.

Aplikacionit duhet t’i bashkangjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.

Datat e mbajtjes së intervistave për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me këtë konkurs, do të publikohen vetëm në ueb faqen zyrtare të MASHT-it.

Shikime 343
Kategoria Edukim
Skadon 1 ditë
Orari Full-Time
Lokacioni Prishtinë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob