Komuna e Gjakovës
Drejtor i teatrit të qytetit
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

Në bazë të nenit 11 dhe 18 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjit nr. 04/L-106 për Teatrot, Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës nxjerr:

S H P A L L J E    E   R E K R U T I M I T

Departamenti:                                        Drejtoria për Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport Titulli i vendit të punës:                           Drejtor i Teatrit të Qytetit Niveli i pagesës:                                      sipas koeficientit 8.0 Numri i ekzekutuesve:                             1 (një) Numri i referencës:                                  JP00030867 Detyrat dhe përgjegjësitë: 
  • Bën menaxhimin financiar, administrativ, teknik dhe promovues të teatrit;
  • Zbaton vendimet e Këshillit Drejtues të teatrit;
  • Propozon organizimin e brendshëm të teatrit tek Këshilli Drejtues;
  • Përfaqëson teatrin brenda dhe jashtë vendit;
  • Propozon buxhetin vjetor para Këshillit Drejtues;
  • Kërkon, aplikon dhe negocion për marrjen e donacioneve;
  • Mbikëqyrë të hyrat dhe shpenzimet buxhetore si dhe donacioneve;
  • Negocion dhe nënshkruan kontratat dhe marrëveshjet me artistë të pavarur dhe me palë të tjera;
  • Menaxhon bashkëpunimin në nivel komunal dhe jashtë saj;
  • Për punën e tij i përgjigjet dhe i raporton Këshillit drejtues;
  • Kryen edhe punë tjera të përcaktuara me ligj
  Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë për punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e detyrave të punës. Procedura e konkurrimit: e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit civilë ekzistues. Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare nga fusha e teatrit ose nga lëmit tjera të përafërta të kulturës;

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • Pesë (5) vjet përvojë pune profesionale;
  • Njohuri dhe përvojë nga fusha e teatrit ose nga lëmit tjera të përafërta të kulturës;
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
  • Shkathtësi në caktim të objektivave, planifikim të punës dhe analizë;
  • Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
  • Shkathtësi kompjuterike të programeve të Microsoft Office;
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
  Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin: Procesi i rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës është i paraparë me Ligjin Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil. Kohëzgjatja e emërimit: 4 (katër) vite; Puna provuese: 3 muaj Afati  i  konkursit:  Konkursi  është  i  hapur  pesëmbëdhjetë  (15)  ditë  kalendarike  nga  data  e  publikimit (nga 06/10/2017 deri 20/10/2017). Dokumentet e kërkuara: -Diploma mbi kualifikimin – diplomat e leshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifukuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (kopje); Certifikata qё nuk jeni nёn hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje). Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen



Si të Aplikoni

Paraqitja e kërkesave Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesa e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i  plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit/Arkiva apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “Nëna Terezë” nr. 469, 50000 Gjakovë, Zyra Personelit, Kati II. Aplikimi mund të bëhet edhe online përmes e-punësimit në www.gjakovaportal.com “Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”. Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional nëorganet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet ne nenin 11. paragrafin 3 të Ligjit nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”. -Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. -Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Shikime 86
Kategoria Menaxhment
Skadon 1 ditë
Orari Full-Time
Lokacioni Gjakovë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob