Komuna e Gjakovës
Zyrtar i të hyrave financiare
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

Në bazë të nenit 11 dhe 18 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Cvil, dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës nxjerr:

S H P A L L J E   E   R E K R U T I M I T
Departamenti: Drejtoria për Buxhet dhe Financa
Titulli i vendit të punës: Zyrtar i të Hyrave Financiare
Niveli i pagesës: sipas koeficientit 6.0
Numri i ekzekutuesve: 1 (një)
Numri i referencës: JP00030964
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Përgatit forma standarde për të gjitha shërbimet me pagës që ofrohen nga institucioni dhe kujdeset që të hyrat të jenë në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Autorizon procedimin e të hyrave dhe përgatitjen e kërkesave për transferim të mjeteve përmes MF-së;
  • Barazon llogaritë e të hyrave në thesar sipas kodeve ekonomike për të gjitha linjat buxhetore që krijojnë të hyra për çdo tremujore të vitit fiskal;
  • Mban kontakte të rregullta me MF-në dhe bankat komerciale për raportet e të hyrave ditore dhe transferimet në BQK;
  • Klasifikon e te hyrave sipas burimeve dhe njësive organizative ku krijohen te hyrat dhe regjistron pagesat në programin përkatës të të thesarit në SIMFEK;
  • Përgatit planifikimin e të hyrave në bashkëpunim me linjat buxhetore për vitin vijues;
  • Krahason dhe verifikon çdo pagese me raportet e specifikuara dhe të regjistruara në Free Balanc SIMFK;
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
  Kushtet e pjesëmarrjes në konkurrim: Të drejtë për punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e detyrave të punës. Procedura e konkurrimit: e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit civilë ekzistues. Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare nga fusha e  ekonomisë. Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:
  • Minimum 2 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri të thella në fushën e të hyrave të financave;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin mbështeten në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës nr. 03/L-149 dhe Rregulloren nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit. Kohëzgjatja e emërimit: në kohë të pacaktuar; Puna provuese: 12 muaj. Dokumentet e kërkuara: -Diploma mbi kualifikimin – diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuar (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (kopje); Certifikata qё nuk jeni nёn hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje). Dokumentet e pranuara nuk kthehen. Afati i konkursit: Konkursi  është  i  hapur  pesëmbëdhjetë  (15)  ditë  kalendarike  nga  data  e  publikimit  (nga 06/10/2017 deri 20/10/2017).



Si të Aplikoni

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhes në ndërtesa e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit (çdo ditë pune deri në ora 15:00) apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “Nëna Terezë” nr. 469, 50000 Gjakovë, Zyra Personelit, Kati II. Aplikimi mund të bëhet edhe online përmes e-punësimit në www.gjakovaportal.com

“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet ne nenin 11. paragrafin 3 të Ligjit nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.  -Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. -Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Shikime 144
Skadon 1 ditë
Orari Full-Time
Lokacioni Gjakovë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob