Komuna e Prishtinës
Vende të lira (27)
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

Në bazë të nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës të Republikës së Kosovës dhe nenit 3 paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ nr.14/2011 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik , Komuna e Prishtinës shpallë :

K O N K U R S

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

DREJTORIA E ARSIMIT

I. Pozita: Punëtor teknik  pastrues (ShML – ShFMU - IP)

Koeficienti : 4.0

Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë

Numri i pozitave: trembëdhjetë (13) ekzekutues

Detyrat kryesore të punës :
  • Të pastrojë dhe mirëmbajë të gjitha ambientet e shkollës, të mirëmbajë dhe pastrojë sipërfaqet e gjelbëruara të shkollës;
  • Të ruajë mirë pasurinë e institucionit edukativo-arsimore dhe ta përdorë atё me kujdes;
  • Tё identifikoj, tё evidentoj, tё llogarisë dhe të planifikoj në afate periodike, tё caktuara nga drejtori, shpenzimet qё krijohen me amortizimin ose harxhimin e mjeteve tё punës;
  • Të mirëmbajë objektin, të kujdeset për shpenzimet e lёndёve djegëse, ruajtjen e pajisjeve pёr mirëmbajtje tё higjienës dhe, sipas nevojës, t’ia prezantojë drejtorit planifikimin e përgjithshëm tё shpenzimeve tё institucionit edukativo-arsimor për çështjen e higjienës.
  Kushtet:
  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë të kryer shkollimin bazik;
  • Të kenë së paku 1 vjet përvojë pune.
  II. POZITA: Roje (ShFMU-IP) Koeficienti : 4.0 Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë Numri i pozitave: dy (2) ekzekutues Detyrat kryesore të punës :
  • Regjistrohet në ditarin e punës;
  • Përkujdeset për sigurinë e ndërtesës së shkollës, përfshirë edhe oborrin;
  • Mbikëqyrë hyrjen dhe daljen në objekt;
  • Bën kontrollimin fizik të objektit dhe rreth ndërtesës;
  • Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga drejtori i shkollës.
  Kushtet:
  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë të kryer arsimin e mesëm;
  • Të kenë së paku 1 vjet përvojë pune përkatëse.
  III. Pozita: Shtëpiak (ShFMU-ShML) Koeficienti : 4.8 Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë Numri i pozitave: pesë (4) ekzekutues Detyrat kryesore të punës :
  • Përkujdeset për sanimin dhe mirëmbajtjen e inventarit të shkollës;
  • Përkujdesjet për mirëmbajtjen e gjërave teknike të energjisë elektrike;
  • Përkujdeset për sanimin e prishjeve teknike në objektin e shkollës;
  • Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori i shkollës.
  Kushtet:
  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë të kryer arsimin e mesëm;
  • Të kenë së paku 1 vjet përvojë pune përkatëse.
  IV. Pozita: Psikolog (ShFMU-ShML) Koeficienti : 6 Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë Numri i pozitave: tre (3) ekzekutues Detyrat kryesore të punës :
  • Të vlerësojë dhe interpretojë çështjet që kanë të bëjnë me procesin e të nxënit dhe zhvillimin psikologjik, social dhe emocional të nxënësve;
  • Të ofrojë ndihmë në tejkalimin e vështirësive të natyrës psikologjike me të gjithë akterët në shkollë;
  • Të ofrojë ndihmë në identifikimin e nxënësve me vështirësi në të nxënë dhe nxënësve të talentuar;
  • Të zhvillojë intervista me nxënës, mësimdhënës e prindër, vëzhgime e procedura të ndryshme, me qëllim të vlerësimit objektiv, dhe propozon e zbaton masa për intervenime psiko-edukative individuale dhe në grup;
  • Të mbajë lidhjet me arsimtarët lidhur me nxënësit, të cilët kanë nevojë për ndihmë ose kanë probleme personale;
  • T’i këshillojë nxënësit, të cilët kanë nevojë për ndihmë në mësim, punë vazhduese, këshillojë për zgjedhjen e profesionit ose të cilët kanë nevojë për këshilla për të tejkaluar problemet personale;
  • Të përgatitë raporte mujore dhe vjetore për drejtorin e shkollës;
  • Të angazhohet në dy e më tepër shkolla, sipas nevojës (aty ku numri i nxënësve është i vogël);
  • Të angazhohet në komisionet profesionale;
  • Të kryejë edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori dhe ato të përcaktuara me akte të tjera normative.
  Kushtet:
  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë të kryer nivelin master në degën e psikologjisë-drejtimi; psikologji shkollore dhe këshillim, të fakultetit filozofik;
  • Të kenë së paku 2 vjet përvojë pune përkatëse;
  • Të kenë njohuri të punës me kompjuter (Microsoft Office)
  V. Pozita : Sekretar i shkollës (ShFMU) K o e f i c i e n t i :  6 . 3 Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë Numri i Pozitave: Një (1) pozitë Qëllimi i vendit të punës: Menaxhimi i çështjeve administrative në institucionin edukativo-arsimor Detyrat kryesore të punës :
  • Bën përgatitjen e projekt-akteve normative të shkollës dhe kryen ndryshimet dhe plotësimet e tyre;
  • Mban të gjitha shënimet (të dhënat) për nxënës;
  • Mban librin amzë të nëpunësve dhe kujdeset për evidencën personale (dosjet) për të punësuarit në shkollë, për azhurimin e tyre për: përvojën e punës, pushimet e lehonisë, kohën e pensionimit, si dhe të gjitha punët tjera administrative, dhe përmes drejtorit të shkollës të lajmërojë DKA-në;
  • Ndihmon drejtorin në administrim, drejtim dhe në të gjitha aktivitetet e shkollës;
  • Ndihmon dhe këshillon drejtorin për zbatimin e ligjit dhe akteve të tjera juridike;
  • Ndihmon drejtorin në mbledhjet me prindër, komunitetin, arsimtarët dhe drejtorët tjerë të shkollave, lidhur me profilin dhe aktivitetet e shkollës;
  • Ndihmon drejtorin në zhvillimin dhe sigurimin e përfshirjes, paanësisë dhe programet e tolerancës;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e plotë dhe të saktë të arkivit dhe administratës së shkollës;
  • Ndihmon drejtorin në hartimin dhe monitorimin e statistikave dhe raporteve të shkollës;
  • Mban procesverbal të shkruar për të gjitha çështjet administrative të shkollës;
  • Protokollon çdo kërkesë/ankesë që i drejtohet shkollës dhe njofton drejtorin për respektimin e afateve zyrtare për përgjigje ndaj saj;
  • Bën pranimin e postës;
  • Përgatit shkresa juridike të shkollës (vendime, urdhëresa, njoftime, vërtetime, përgjigje etj.);
  • Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori i shkollës dhe DKA-ja.
  Kushtet:
  • Fakulteti juridik;
  • Dy vite përvojë pune;
  • Njohja e mirë e punës me kompjuter (microsoft office);
  • Njohja e gjuhës angleze, e preferushme
  VI. Pozita : Sekretar i shkollës (ShML) K o e f i c i e n t i :  6 . 6 Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë Numri i Pozitave: Një (1) pozitë Qëllimi i vendit të punës: Menaxhimi i çështjeve administrative në institucionin edukativo-arsimor Detyrat kryesore të punës :
  • Bën përgatitjen e projekt-akteve normative të shkollës dhe kryen ndryshimet dhe plotësimet e tyre;
  • Mban të gjitha shënimet (të dhënat) për nxënës;
  • Mban librin amzë të nëpunësve dhe kujdeset për evidencën personale (dosjet) për të punësuarit në shkollë, për azhurimin e tyre për: përvojën e punës, pushimet e lehonisë, kohën e pensionimit, si dhe të gjitha punët tjera administrative, dhe përmes drejtorit të shkollës të lajmërojë DKA-në;
  • Ndihmon drejtorin në administrim, drejtim dhe në të gjitha aktivitetet e shkollës;
  • Ndihmon dhe këshillon drejtorin për zbatimin e ligjit dhe akteve të tjera juridike;
  • Ndihmon drejtorin në mbledhjet me prindër, komunitetin, arsimtarët dhe drejtorët tjerë të shkollave, lidhur me profilin dhe aktivitetet e shkollës;
  • Ndihmon drejtorin në zhvillimin dhe sigurimin e përfshirjes, paanësisë dhe programet e tolerancës;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e plotë dhe të saktë të arkivit dhe administratës së shkollës;
  • Ndihmon drejtorin në hartimin dhe monitorimin e statistikave dhe raporteve të shkollës;
  • Mban procesverbal të shkruar për të gjitha çështjet administrative të shkollës;
  • Protokollon çdo kërkesë/ankesë që i drejtohet shkollës dhe njofton drejtorin për respektimin e afateve zyrtare për përgjigje ndaj saj;
  • Bën pranimin e postës;
  • Përgatit shkresa juridike të shkollës (vendime, urdhëresa, njoftime, vërtetime, përgjigje etj.);
  • Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori i shkollës dhe DKA-ja.
    Kushtet:
  • Fakulteti juridik;
  • Dy vite përvojë pune;
  • Njohja e mirë e punës me kompjuter (microsoft office);
  • Njohja e gjuhës angleze, e preferushme
  VII.    Pozita: Zyrtar administrativ (IP) K o e f i c i e n t : 4.8 Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë Numri i Pozitave: dy (2) pozita Qëllimi i vendit të punës: Menaxhimi i çështjeve administrative në institucionin edukativo-arsimor Detyrat kryesore të punës:
  • Bënë përgatitjen e projekt-akteve normative të institucionit dhe kryen ndryshimet dhe plotësimet e tyre;
  • Mban të gjitha shënimet (të dhënat) për fëmijë;
  • Mban librin amëz të nëpunësve dhe kujdeset për evidencën personale (dosjet) për të punësuarit në institucion, për azhurnimin e tyre, përvojën e punës, pushimet e lehonisë, kohën e pensionimit, si dhe të gjitha punët e tjera administrative dhe përmes drejtorit të institucionit lajmëron DKA-në;
  • Ndihmon drejtoreshën në administrim, drejtim dhe në të gjitha aktivitetet e I.P;
  • Ndihmon dhe këshillon drejtoreshën për zbatimin e ligjit dhe akteve të tjera juridike;
  • Ndihmon drejtoreshën në mbledhjet me prindër, komunitetin, edukatoret dhe drejtoreve te institucioneve tjera, lidhur me profilin dhe aktivitetet e I.P;
  • Ndihmon drejtoreshën në zhvillimin dhe sigurimin e përfshirjes, paanësisë dhe programet e tolerancës;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e plotë dhe të saktë të arkivit dhe administratës së I.P;
  • Ndihmon drejtoreshën në hartimin dhe monitorimin e statistikave dhe raporteve të I.P,
  • Mban procesverbal të shkruar për të gjitha çështjet administrative të institucionit
  • Protokollon çdo kërkesë / ankesë që i drejtohet institucionit dhe njofton drejtoreshën për respektimin e afateve zyrtare për përgjigje ndaj saj;
  • Bën pranimin e postës;
  • Përgatitë shkresa juridike të institucionit (vendime, urdhëresa, njoftime, vërtetime përgjigje, etj.);
  • Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtoresha e I.P dhe DKA-ja
    Kushtet:
  • Fakulteti ekonomik-juridik;
  • Një vit përvojë pune;
  • Njohja e mirë e punës me kompjuter (microsoft office);
  • Njohja e gjuhës angleze, e preferushme
    VIII. Pozita: Bibliotekist K o e f i c i e n t : 4.8 Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë Numri i Pozitave: një (1) pozitë Qëllimi i vendit të punës: Menaxhimi i çështjeve administrative të bibliotekës së shkollës Detyrat kryesore të punës :
  • Përgjigjet për pasurinë e bibliotekës me titujt e mjaftueshëm dhe planifikimin e shfrytëzimit të fondit të librave nga ana e nxënësve;
  • Të punojë me arsimtarët e klasave në motivimin e nxënësve për të lexuar në mënyrë të përhershme;
  • Të sajojë strategjitë dhe programet për të motivuar nxënësit e dobët ose ngurrues që të lexojnë;
  • Të përgatit planin mujor dhe vjetor të punës;
  • Të kryejë edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori i shkollës.
  Kushtet:
  • Fakulteti Filologjik- drejtimi gjuhë dhe letërsi shqipe;
  • Një vjet përvojë pune;
  • Njohja e mirë e punës me kompjuter (microsoft office);
  • Njohja e gjuhës angleze, e preferushme
 



Si të Aplikoni

Data e shpalljes së Konkursit : 09.10.2017 deri me dt.23.10.2017 Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës. Në aplikacion duhet te ceket qartë titulli i vendit te punës dhe dokumentet e bashkangjitura aplikacionit duhet te jenë kopje dhe nuk kthehen. Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu qysh parashihet me Ligjin nr.03/L-212 të Punës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen. Në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, përcaktimi i shkollave do të bëhet pas përzgjedhjes së kandidatëve. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes për pozitën e cekur më lart.   Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten:
  • Dëshmi të kualifikimit shkollor;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës;
  • Dokument të identifikimit;
  • Dëshmi që nuk jeni i ndjekur penalisht.
  Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Sektorin e Burimeve Njerëzore të Komunës së Prishtinës, ne nr. të tel. 038- 230-900, lok.11-26.
Shikime 940
Kategoria Edukim
Skadon 4 ditë
Orari Full-Time
Lokacioni Prishtinë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob