Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Asistente Administrative
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Departamenti për Financa dhe Shërbime tëPërgjithshme

SHPALLË KONKURSIN
Titulli i pozitës:                Asistente administrative 4
Ref:                                   DP-07/17  -AD 140/JP00031204

Njësia Organizative:        Departamenti i Pylltarisë

Vendi i punës :                 Prishtinë

Kategoria  funksionale:   Niveli teknik administrativ

Grada :                             11

Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i përkrahjes administrative dhe teknike për stafin profesional dhe drejtues të një departamenti/drejtorie në fushat kryesore të punës

Detyrat kryesore:

Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve , si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme; 20%
Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet dhe e-malit për mbikëqyrësin; 20 %
Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj; 15%
Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit; 15%
Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik; 5%
Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; 10%
Mban kontakte në emë të drejtorit me punonjësit e institucionit,zyrtarë të lartë dhe publikun, perfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhezimeve për qeshtje të caktuar ose shkëmbim të informative. 10%
Kujdeset për sigurimin e mjetet e nevojshme financiare për shpenzimet e zyrës së Drejtorit dhe plotësimin e raporteve të shpenzimeve si dhe jetë e furnizuar me material dhe paisje , inventar të nevojshëm . 5%
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të njohur teknike ose administrative;
Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
Arsimim i bachelor, trajnim përkatës dhe së paku katër (4) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative;
Fakulteti Juridik, Filozofik, Administratë.



Si të Aplikoni

Data e shpalljes së konkursit me: 06.10.2017 Data e mbylljes së konkursit me : 20.10.2017  Shërbimi Civil i Kosovës i shërben të gjithë popullit të Kosovës, dhe mirëpret aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve kosovare. Aplikacionet e pakompletuara nuk do te meren parasysh. Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e përzgjedhur do të informohen. Dokumentet duhet te jenë fotokopje përndryshe nuk kthehen. Procedura e Aplikimit: Formularët për aplikim mund të mirren dhe dorëzohen në Divizionit e Personelit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ndërtesa e Ish Partive Politike në Prishtinë, nr.237 – 240 kati II  zona C.
Shikime 552
Skadon 1 ditë
Orari Full-Time
Lokacioni Prishtinë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob