Institucioni Parashkollor “BOTANIKA”
Motër Edukatore
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

Institucion Parashkollor “BOTANIKA”


KONKURS PËR VEND TË LIRË TË PUNËS/ZËVENDËSIM:

Një (1) Motër Edukatore për moshën 0-3 vjeç

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:
  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Institucion Parashkollor ‘Botanika”,Rr.IsaKastrati, pn, lagjia Mati II)
  • Rezymeja personale (CV).
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara te noteri.
  • Diploma ose certifikata duhet te përcaktoj qartë notën mesatare.
  Dëshmi shtesë për fazës paraseleksionuese :
  • Çertifikatat e trajnimeve të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës nga ana e institucionit.
  • Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi i nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës do të merren parasysh).
  Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve: Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga DKA në përputhje me Ligjet që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (L igji Nr. 02/L-52, Ligji Nr. 03/L-068, Ligji Nr. 04/L-32 dhe Ligji Nr. 04/L-138) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës (UA Nr. 09/2014).
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi infermiere edukatore
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi i pediatrisë
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi mami
  • Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme
  • Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.
  Sqarime shtesë:
  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
  • Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
  • Me rastin e marrjes së aplikacionit, kandidatët mund të marrin edhe dokumentin ku përshkruhet procedura e përzgjedhjes dhe dokumentin ku përshkruhen kriteret e paraseleksionimit.
  • Për intervistë do të ftohet 3-5 kandidatët që i plotësojnë më së miri kushtet në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. Përzgjedhja për intervistë do të bëhet bazuar në kualifikimet formale adekuate, përvojën e punës relevante në arsim, trajnimet e përfunduara relevante të akredituara nga MASHT dhe notën mesatare gjatë studimeve. 
 



Si të Aplikoni

Afati dhe mënyra e aplikimit: Konkursi është i hapur prej dates06.10.2017 - 19.10.2017. Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00. Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Institucion Parashkollor 'Botanika". Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
Kompania Institucioni Parashkollor “BOTANIKA”
Shikime 262
Kategoria Edukim
Skadon Skadon: SOT
Orari Full-Time
Lokacioni Prishtinë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob