Banka Qendrore e Kosovës
Zyrtar i lartë ligjor
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

Titulli:                        Zyrtar i lartë ligjor

Departamenti:           Juridik

Niveli i gradës:           5

I raporton:                 Drejtorit të Departamentit Juridik

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Asiston në përmbushjen e detyrave të përgjithshme të Departamentit Juridik;
  • Merr pjesë në hartimin, plotësimin dhe ndryshimin e instrumenteve rregullatore, brenda përgjegjësive të Bankës Qendrore;
  • Siguron që korniza rregullative e Bankës Qendrore është në pajtim me ligjet, rregulloret, rregullat dhe politikat e procedurat relevante si dhe me standardet më të mira ndërkombëtare dhe direktivat e Bashkimit Evropian;
  • Sipas autorizimit, përfaqëson dhe mbron interesat e Bankës Qendrore para gjykatave dhe institucioneve tjera përkatëse;
  • Përgatitë opinione dhe shkresa;
  • Ofron ndihmë profesionale në procesin e integrimit evropian në fushat që janë nën përgjegjësi të Bankës Qendrore dhe që ndërlidhen me sferën juridike;
  • Përgatit kontrata, marrëveshje dhe dokumente tjera ligjore me të cilat sigurohet administrim efektiv dhe efikas i Bankës Qendrore;
  • Ndërmerr veprime ligjore brenda autorizimeve dhe përgjegjësive të deleguara;
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet dhe divizionet tjera të Bankës Qendrore në çështje ligjore me qëllim të sigurimit të konsistencës ligjore e rregullative midis njësive organizative si dhe pajtueshmërinë me legjislacionin në fuqi;
  • Sipas autorizimit, merr pjesë në komisione dhe grupe përkatëse punuese brenda dhe jashtë Bankës Qendrore;
  • Përgatitë raporte dhe evidenca lidhur me kryerjen e punëve brenda përgjegjësive të Departamentit Juridik;
  • Detyra tjera siç përcaktohen nga mbikëqyrësi.
  Kriteret e kërkuara:
  • Diplomë universitare në fushën e drejtësisë;
  • Njohje e ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës me theks të veçantë të legjislacionit që zbatohet ndaj institucioneve financiare;
  • Njohje e mirë e legjislacionit të Bashkimit Evropian në fushat e lartcekura;
  • Njohja e gjuhës angleze e preferueshme;
  • Njohje e punës me kompjuter;
  • Vëmendje në detaje, në formulime të qarta dhe saktësi;
  • Aftësi komunikuese në të shkruar si dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve sipas prioriteteve;
  • Vetiniciativë dhe gatishmëri për punë ekipore;
  • Ruajtja e fshehtësisë
  Përvoja e kërkuar:
  • Minimum 5 vite përvojë pune profesionale në fushën Përvoja e kërkuar në sektorin financiar është përparësi.
 



Si të Aplikoni

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.
 

Procedura e aplikimit:

  • Afati i fundit për aplikim është 19 teto, 2017.
  • Aplikimi mund të bëhet on-line (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së, nr:8. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : bqk-kos.org
  ·   Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.
Shikime 344
Skadon Skadon: SOT
Orari Full-Time
Lokacioni Prishtinë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob