Komuna e Prishtinës
13 pozita të lira në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

REPUBLIKA E KOSOVËS

QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE

Rr. Fehmi Agani” nr.22 – Prishtinë P R I S H T I N Ë

Qendra Kryesore e Mjekësisë  Familjare  në  Prishtinë , në  përputhje  me nenin 8,  të Ligjit të punës nr. 03/L- 212 , Nenit 14. par.2. të Ligjit për Shëndetësi Nr.04/L125, nenit 3, të Udhëzimit  Administrativ nr. 14/2011,  dhe UA. nr.05/2014, Për ndryshimin dhe plotësimin e procedurave  për themelimin e marrëdhënies së punës  në sektorin publik,  dhe vendimit nr. 2434 të dt.10.08.2017 të Këshillit  Drejtues të QKMF-ës,   publikon këtë :

K O N K U R S

Për pranim në marrëdhënje pune TITULLI I VENDIT TË PUNËS: Specialist i Mjekësisë Familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë  Familjare  Tri (3) pozita Kategoria  dhe grada e vendit të punës:
  • Koeficienti: 8,40, H-27
  • Orari: 40 orë në javë,
  • Kohëzgjatja e emërimit : Sipas Ligjit të punës nr. 03/L-212.
  Detyrat dhe përgjegjësitë: Bënë egzaminimin fizikë (inspektimin ,auskultimin ,palpimin, perkutimin),përdorë mjetet e punës (stetoskopin,tensiometrin,otoskopin ,oftalmoskopin,EKG..)vendos diagnozen e punës referon për analiza ,hulumtime diagnostike dhe konsulta specialistike ,këshillon pacientin,cakton terminin për vizitën e ardhshme dhe e plotëson kartelën shëndetësore.  Bënë promovimin shëndetësor ,parandalimin ,diagnostifikimin ,mjekimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve ,çrregullimeve dhe lëndimeve .Ofron shërbime të kujdesit shëndetësor për nëna dhe fëmijë.Ofron shërbime të shëndetit riprodhues duke e përfshirë edhe planifikimin familjar.Kryen edhe punë të tjera sipas sistematizimit të vendit të punës.Për punën e vet i përgjigjet shefit. Kushtet e Konkursit: Kandidati/ja të cilët konkurrojnë për këtë vend të punës përveç kushteve të përgjithshme të parapara  me Ligj duhet të  ketë  të përfunduar :
  • Fakultetin e Mjekësisë dhe Specializimin nga Mjekësia Familjare
  • Kandidati/ja duhet të ketë Licencën e Punës.
  Dokumentet e kërkuara: -Kopjet e diplomës së Fakultetit të Mjekësisë, dhe Certifikatën e specializimit, -Kopjen e licencës së punës -Kopjen e letërnjoftimit  apo të pasaportës -Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi , që kandidati/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve  të përcaktuara më lartë. -Dëshmi mbi njohjen bazike e punës  me kompjuter; –  e dëshirueshme.

II.     TITULLI I VENDIT TË PUNËS: Doktor i Mjekësisë, në Qendrën Kryesore të

Mjekësisë Familjare – Dy(2) pozita Kategoria dhe grada e vendit të punës:
  • Koeficienti 7.20 , – H-20,
  • Orari: – 40 orë në javë
  • Kohëzgjatja e emërimit: Sipas Ligjit të punës nr. 03/L-212
  Detyrat dhe përgjegjësitë: Pranon pacientin nga infermieria, shënon të dhënat e duhura në kartelën shëndetësore, merr anamnezën , bënë auskultimin dhe palpacionin e pacientit ,bënë reanimimin kardio pulmunar,bënë ekzaminimin  e shpinës dhe ekstremiteteve ,referon pacientin për hulumtime të duhura ,cakton diagnzën, trajton pacientin me terapi adekuate ,cakton vizita konsultative, të gjitha shërbimet shëndetësore që kryhen në mbrojtjen primare.Kryen edhe punë të tjera sipas sistematizimit të vendit të punës. Për punën e vet i përgjigjet shefit. Kushtet e konkursit: Kandidati/ja të cilët konkurrojnë për këtë vend të punës përveç kushteve të përgjithshme të parapara  me Ligj duhet të  ketë  të përfunduar :
  • Fakultetin e Mjekësisë – Drejtimi i mjekësisë së përgjithshme
  • Kandidati/ ja duhet të ketë Licencën e Punës.
  Dokumentet e kërkuara: -Kopjet e diplomës së Fakultetit të Mjekësisë, -Kopjen e licencës së punës -Kopjen e letërnjoftimit  apo të pasaportës -Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi , që kandidati/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve  të përcaktuara më lartë. -Dëshmi mbi njohjen bazike të punës  me kompjuter; –  e dëshirueshme,

III.   TITULLI I VENDIT TË PUNËS: Tre (3) infermiere të përgjithshme në

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare -Kategoria dhe grada e vendit të punës:
  • Koeficienti – 4.80,- H-68
  • Orari: – 40 orë në javë
  • Kohëzgjatja e emërimit: Sipas Ligjit të punës nr. 03/L-212
  Detyrat dhe përgjegjësitë: Pranon triazhon dhe informon pacientin hap kartelën shëndetësore dhe merr anamnezën orientuese, aplikon terapinë parenteriale, i.m.i.v. sub kutan, aplikon infuzionet , bënë inhalimin , përpunimin e plagës, përcjellë kalendarin e imunizimit aplikon në dhënjen e oksigjenit, bënë audiogramet e nevojshme etj.Kryen edhe punë te tjera sipas  sistematizimit të vendit të punës.Për punën e vet i përgjigjet shefit të shërbimit  dhe  infermieres përgjegjëse. Kushtet e konkursit: Kandidati/ja të cilët konkurrojnë për këtë vend të punës përveç kushteve të përgjithshme të parapara  me Ligj duhet të  ketë  të përfunduar :
  • Bachellor, – Dega infermieri e përgjithshme;
  • Shkollën e mesme të mjekësisë – Drejtimi i përgjithshëm
  • Kandidati/ja duhet të ketë Licencën e Punës.
  Dokumentet e kërkuara: -Kopjet e diplomës së shkollimit të kryer -Kopjen e licencës së punës -Kopjen e letërnjoftimit  apo të pasaportës -Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi që kandidati/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve  të përcaktuara më lartë. -Dëshmi mbi njohjen bazike të punës  me kompjuter; –  e dëshirueshme

IV.TITULLI I VENDIT TË PUNËS: Doktor të Stomatologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare Dy (2) pozita

Kategoria dhe grada e vendit të punës
  • Koeficienti 7.20 -H – 26,
  • Orari i: 40 orë në javë
  • Kohëzgjatja e emërimit: – Sipas Ligjit të punës nr. 03/L-2012
  Detyrat dhe përgjegjësitë: Bën promovimin dhe edukimin mbi shëndetin oral,bën parandalimin e sëmundjeve të gojës dhe dhëmbit,shëron dhëmbët karioz ,bën florizimin e dhëmbëve te fëmijët ,ofron ndihmën e parëstomatologjike ,kryen nxjerrjen e dhëmbëve ,referon pacientin për vazhdim trajtimin te mjeku specialist .Kryen edhe punë të tjera sipas sistematizimit të vendit të punës . Për punën e vet i përgjigjet shefit. Kushtet e konkursit: Kandidati/ja të cilët konkurrojnë për këtë vend të punës përveç kushteve të përgjithshme të parapara  me Ligj duhet të  ketë  të përfunduar : – Fakultetin e Mjekësisë  – Drejtimi i Stomatologjisë – Kandidati/ ja duhet të ketë Licencën  e Punës. Dokumentet e kërkuara: -Kopjet e diplomës së Fakultetit të Mjekësisë, -Kopjen e licencës së punës -Kopjen e letërnjoftimit  apo të pasaportës -Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi , që kandidati/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve  të përcaktuara më lartë. -Dëshmi mbi njohjen bazike të punës  me kompjuter; –  e dëshirueshme,

V . TITULLI I VENDIT TË PUNËS: Ass.Stomatologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë  Familjare Tre (3) pozita 

Kategoria dhe grada e vendit të punës
  • Koeficienti 4.80 -H – 68,
  • Orari i: 40 orë në javë
  • Kohëzgjatja e emërimit: – Sipas Ligjit të punës nr. 03/L-2012
  Detyrat dhe përgjegjësitë: Vendos kontaktin e parë me pacientin ,evidenton të dhënat e nevojshme mjekësore .E pregadit dhe e mirëmban aparaturen stomatologjike ,instrumentet dhe mjetet tjera për punë.Bashkpunon me mjekun stomatolog dhe i ndihmon në të gjitha ndërmarrjet stomatologjike ,koordinon punën dhe bashkëpunon me teknikët e dhëmbeve .Kryen edhe punë të tjera sipas sistematizimit të vendit të punës.Për punën e vet i përgjigjet shefit dhe infermieres përgjegjëse. Kushtet e konkursit: Kandidati/ja të cilët konkurrojnë për këtë vend të punës përveç kushteve të përgjithshme të parapara  me Ligj duhet të  ketë  të përfunduar : -Shkollën e mesme të mjekësisë  – Drejtimet stomatologjike. – Kandidati/ja duhet të ketë Licencën  e Punës.



Si të Aplikoni

Dokumentet e kërkuara: -Kopjet e diplomës së shkollimit të kryer -Kopjen e licencës së punës -Kopjen e letërnjoftimit  apo të pasaportës -Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi që kandidati/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve  të përcaktuara më lartë. -Dëshmi mbi njohjen bazike të punës  me kompjuter; –  e dëshirueshme Data e shpalljes së Konkursit 11.08.2017, deri më  dt. 25.08.2017. Aplikacioni merret dhe dorëzohet në Administratën e QKMF-ës, (nga ora 8-15) Rruga “Fehmi Agani” nr.22 – Prishtinë. Dokumentacioni i cili i bashkangjitet aplikacionit duhet të jetë kopje dhe i njëjti nuk kthehet. Dokumentacioni i cili nuk i`u përgjigjet kërkesave dhe specifikave të konkursit si dhe dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai  që mbërrin me vonesë nuk do të shqyrtohen.
Shikime 342
Kategoria Shëndetësi
Skadon 8 ditë
Orari Full-Time
Lokacioni Prishtinë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob