Komuna e Prishtinës
13 pozita të lira në çerdhen me bazë në komunitet në lagjen "Kodra e Trimave"
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

ÇERDHJA ME BAZË NË KOMUNITET NË LAGJEN “KODRA E TRIMAVE”

shpall

KONKURS

për këto pozita:

1.         Udhëheqës/e i/e çerdhes – 1 vend i lirë

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të Ligjeve që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr. 02/L-52, Ligji Nr. 03/L-068, Ligji Nr. 04/L-32 dhe Ligji Nr. 04/L-138) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2014.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë të kryer arsimin universitar me programe të edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve parashkollor;
  • Të kenë së paku 3 vjet përvojë pune dhe aftësi menaxhuese;
  Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:
  • CV
  • Letër Motivimi
  • Dokumentet personale (certifikata e lindjes dhe letërnjoftimi ose pasaporta);
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat);
  • Certifikatat e trajnimeve të përfunduara;
  • Dëshmi të përvojës së punës në arsim;
  • Portfolio profesionale;
  • Planin zhvillimor të institucionit
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja shëndetësore e kandidatit;
  • Dëshminë se kandidati nuk është nën hetime;
  2.         Edukator/e – 4 vende të lira Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:
  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë, sporteli nr. 5).
  • Rezymeja personale (CV).
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të Diploma ose certifikata duhet te përcaktoj qartë notën mesatare.
  • Dëshmi shtesë për fazës para-seleksionuese:
  • Certifikatat e trajnimeve të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës nga ana e
  • Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi i nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës do të merren parasysh).
  3.   Motër Edukatore – 4 vende të lira Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:
  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë).
  • Rezymeja personale (CV).
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të Diploma ose certifikata duhet te përcaktoj qartë notën mesatare. Për këto pozita sipas Nenit 2 UDHËZIM ADMINISTRATIV Normativ mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm me numër 19/2009 kandidatet duhet te kenë te përfunduar njërin nga këto drejtime:
  1. Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi motër edukatore,
  2. Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi i Pediatrisë
  3. Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi i përgjithshëm Dëshmi shtesë për fazës para-seleksionuese:
  • Certifikatat e trajnimeve të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës nga ana e
  • Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi i nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës do të merren parasysh).
  4.         Asistent/e Administrative – 1 vend i lirë Detyrat e punës për Administrator: Të bëj përgatitjen e projekt-akteve normative të IP-së, kryen ndryshimet dhe plotësimet e tyre, Të mbajë të gjitha shënimet (të dhënat) për fëmijë; Të mbajë librin amë të nëpunësve duke u kujdesur për evidencës personale (dosjet) të të gjithë të punësuarve në IP, Të ndihmojë drejtorin në administrim, drejtim dhe në të gjitha aktivitetet e IP; Të ndihmojë dhe këshillojë drejtorin për zbatimin e ligjit dhe akteve tjera juridike; Kryen edhe detyra të tjera, të cilat ia cakton drejtori i institucionit parashkollor. Kushtet: Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, të kenë të kryer fakultetin juridik ose ekonomik dhe të ngjashme si dhe të kenë së paku 2 vjet përvojë pune përkatëse. Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:
  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë) ose shkarkohet nga ueb faqja e komunës;
  • Dokumentet personale (kopje e letërnjoftimit ose pasaportës);
  • Diploma e kualifikimit ,
  • Dëshmi të përvojës së punës.
  5.         Ndihmës kuzhinier/e – 1 vend i lirë Detyrat e punës për ndihmës kuzhinier/ e: Përkujdesjet për mirëmbajtjen/përkujdesjen për pajisjet e kuzhinës, Shpërndarjen e ushqimit për fëmijët e institucionit parashkollor, Kryen edhe detyra të tjera të cilat ia cakton drejtori, ose zyrtari administrativ i IP. Kushtet: Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, të kenë të kryer arsimin e mesëm dhe duhet të kenë së paku 1 vjet përvojë pune përkatëse. Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:
  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë) ose shkarkohet nga ueb faqja e komunës;
  • Dokumentet personale (kopje e letërnjoftimit ose pasaportës);
  • Diploma e kualifikimit ,
  • Dëshmi të përvojës së punës.
  6.         Punëtor teknik/Pastrues – 2 vende të lira Detyrat e punës për punëtor teknik: Bënë pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës në institucionin parashkollor. Përgjigjet për pastrimin e të gjitha lokaleve të institucionit parashkollor, pajisjeve si dhe objekteve përcjellëse. Përgjigjet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e oborrit të institucionit parashkollor në mbrojtjen e ambientit dhe kultivimit të gjelbërimit. Kryen edhe detyra të tjera, të cilat ia cakton drejtori ose zyrtari administrativ i institucionit parashkollor. Kushtet: Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, të kenë të kryer arsimin bazik, të kenë së paku 1 vjet përvojë pune përkatëse. Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:
  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë) ose shkarkohet nga ueb faqja e komunës;
  • Dokumentet personale (kopje e letërnjoftimit ose pasaportës);
  • Dëshmi të përvojës së punës.
  Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për pozitat 1, 2 dhe 3: Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga DKA në përputhje me Ligjet që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr. 02/L-52, Ligji Nr. 03/L-068, Ligji Nr. 04/L-32 dhe Ligji Nr. 04/L-138) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës (UA Nr. 09/2014). Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim. Sqarime shtesë: Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit. Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi). Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.



Si të Aplikoni

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur prej datës 14 gusht 2017 – 25 gusht 2017. Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 – 15:00 në Komunën e Prishtinës sporteli numër 5.

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Shikime 274
Kategoria Edukim
Skadon 8 ditë
Orari Full-Time
Lokacioni Prishtinë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob