DAI Global LLC
Kërkesë për aplikacione (RFA) No.002-TEAM-2017
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

Kërkesë për aplikacione (RFA) No.002-TEAM-2017

Shfrytëzimi i veglave të llogaridhënies sociale për të monitoruar, grumbulluar e publikuar të dhënat mbi mashtrimet, shpërdorimet apo keqpërdorimet e mundshme në prokurim

Aktiviteti Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse  (TEAM) i USAID-it është në kërkim të aplikacioneve për grante nga organizata të regjistruara jo-qeveritare lokale për të kryer vlerësime konkrete, të matshme të prokurimit për mallra, shërbime apo investime kapitale në nivel komunal, si dhe për të mbledhur e publikuar të dhënat mbi korrupsionin potencial me anë të veglave të llogaridhënies sociale. Përmes këtij aktiviteti, projekti TEAM mëton të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve të OSHC-ve në grumbullim dhe analizë të të dhënave, si dhe të mbështesë OSHC-të në avokimin e tyre për ndryshime pozitive në sisteme e politika që kanë të bëjnë me mashtrimet, shpërdorimet apo keqpërdorimet e mundshme në prokurim.

Aktiviteti Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM) i USAID-it parashikon dhënien e granteve në vlerë të përgjithshme deri në 30,000 Euro përmes 2 granteve të cilat pritet të varirojnë prej 10,000 deri 15,000 Euro. Kohëzgjatja e çdo granti të dhënë përmes kësaj thirrjeje pritet të mos jetë më shumë se 6 muaj. Projekti do të organizojë një sesion informues më datën 15 gusht 2017 nga ora 10:30-11:30 në zyrat e programit. Organizatat e interesuara për të ndjek këtë sesion informues duhet ta konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre duke dërguar emrin e pjesëmarrësit dhe emrin e organizatës në: KosovoTEAMSupportFund@dai.com deri me datë 14 gusht 2017. Vetëm një person për organizatë mund të marrë pjesë.



Si të Aplikoni

Për t’u kualifikuar për shqyrtim, organizatat e interesuara duhet të plotësojnë formularin e propozimit, duke e përfshirë edhe buxhetin, që mund të kërkohet, në këtë e-mail: KosovoTEAMSupportFund@dai.com. Aplikacionet do të pranohen jo më vonë se 16:00 sipas orës lokale me 6 shtator 2017. Aplikacionet, duke  përfshirë dokumentacioni mbështetës, duhet të dorëzohen në formë elektronike (të përpiluara në një dokument PDF) në: KosovoTEAMSupportFundInbox@DAI.com. Aplikimet e vonuara dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë. Aktiviteti i USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse Rruga: Mujo Ulqinaku No 20, Pejton, 10000 Prishtinë, Kosovë Telefoni: 038-609-608 Ju lutemi që të gjitha pyetjet që mund t'i keni mbi këtë thirrje t'i drejtoni me email tek: KosovoTEAMSupportFund@dai.com
Shikime 251
Kategoria Të tjera
Skadon 20 ditë
Orari Other
Lokacioni Prishtinë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob