Komuna e Gjakovës
Zyrtar për Planifikim dhe Zhvillim
Shpërndaje

Përshkrimi i Punës

REPUBLIKA E KOSOVËS/ REPUBLIKA KOSOVO/ REPUBLIC OF KOSOVO

 KOMUNA E GJAKOVËS

OPŠTINA ĐAKOVICA/ MUNICIPALITY OF GJAKOVA

Zyra e Personelit

01 Nr.111/01-16910dt. 03/08/2017

Gjakovë

Në bazë të nenit 11 dhe 18 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Cvil, dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës nxjerr:

S H P A L L J E   E   R E K R U T I M I T

Departamenti: Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit
Titulli i vendit të punës: Zyrtar për Planifikim dhe Zhvillim
Niveli i pagesës: sipas koeficientit 7.0
Numri i ekzekutuesve: 2 (dy)
Detyrat dhe përgjegjësitë: - Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave; -  Analizon rregulloret, standardet dhe procedurat në fushën e planifikimit dhe zhvillimit dhe rekomandon përmirësimin e proceseve nëse është e nevojshme; -  Shqyrton dhe vendos lidhur me kërkesat e pranuara për planifikim; -  Në raste të caktuara del në terren për shikim dhe incizim të gjendjes faktike; -  Analizon gjendjen në teren dhe në bazë të gjendjes reale i propozon sektorit të planifikimit dhe zhvillimit urban hapat e mëtejmë të zgjerimit të zonës urbane; -  Koordinon dhe harmonizon dokumentet e planifikimit hapësinor të nivelit lokal me atë qendror, përkatësisht me Planin Hapësinor të Kosovës dhe dokumentet tjera strategjike sektoriale; -   Bashkëpunon në hartimin e dokumentacionit lidhur me planifikimin hapësinor, si të Planit Zhvillimor Komunal, Hartës Zonale Komunale, Planeve Rregulluese të Hollësishme brenda territorit të Komunës dhe planeve tjera nga legjislacioni në fuqi; -  Përcjellë dhe zbaton ligjet dhe rregulloret nga fusha e planifikimit hapësinore dhe ndërtimit; -  Ndihmon udhëheqësin e sektorit në të gjitha punët nga përgjegjësia e sektorit; -  Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; Kushtet e pjesëmarrjes në konkurrim: Të drejtë për punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e detyrave të punës. Procedura e konkurrimit: e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit civilë ekzistues. Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare (fakulteti i arkitekturës, urbanistikës ose ndërtimtarisë). Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera: - 2 vite përvojë pune profesionale (përvoja e punës pas datës së diplomimit); - Njohuri dhe përvojë në fushën e ndërtimeve të larta dhe të ulëta - Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit; - Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave; - Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion; - Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit, Autocad apo Archicad, dhe Q-GIS). Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin mbështeten në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës nr. 03/L-149  dhe Rregulloren nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit. Kohëzgjatja e emërimit: në kohë të pacaktuar; Puna provuese: 12 muaj. Dokumentet e kërkuara: -Diploma mbi kualifikimin - diplomat e lëshura nga institucionet arsimore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuar (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (kopje); Certifikata që nuk jeni nёn hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje). Dokumentet e pranuara nuk kthehen. Afati i konkursit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga data e publikimit(nga 03/08/2017deri 17/08/2017).



Si të Aplikoni

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhes në ndërtesa e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “Nëna Terezë” nr. 469, 50000 Gjakovë, Zyra Personelit, Kati II. Aplikimi mund të bëhet edhe online përmes e-punësimit në www.gjakovaportal.com “Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”. Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet ne nenin 11. paragrafin 3 të Ligjit nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”. -Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. -Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Shikime 90
Kategoria Të tjera
Skadon Skadon: SOT
Orari Full-Time
Lokacioni Gjakovë
Bashkohuni me ne në:
Partnerët
Regjistrohu këtu të pranosh
lajmet më të reja rreth KosovaJob